Përurohet xhami e re në Çair

1. xhamia cairShkup, 18 maj – Para një numri të madh të qytetarëve, të dielën është promovuar xhamia e re në Komunën e Çairit. Në ceremoninë e përurimit të Xhamisë së Çairit, përveç kreut të BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, myftive të BFI-së, kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në këtë solemnitet morrën pjesë kryetari i KMSH, Skënder Bruçaj, përfaqësues i bashkësisë islame të Kosovës, si dhe zëvendëskryetari i Komunës së Bursës të Turqisë, Bajram Vardar.

Muftiu i Shkupit, Ibrahim ef. Shabani përshendeti mysafirët dhe falënderoj investitorët e kësaj xhamie duke potencuar se xhamitë në kryeqendër shtohen, ndërsa në prag të muajit të bekuar të Ramazanit do të bëhet inaugurimi i shumë xhamiave të reja si dhe hudhje e gurthemleve të reja. Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman Ef. Rexhepi, në fjalëne tij të rastit falënderoi krerët e komunave shqiptare të cilët japing kontributin e tyre për ndërtimin e objekteve fetare. “Ne duhet të ecim përpara, duhet të shkollohemi, të mos frikohemi. Këtu jemi në një mjedis ku jetojnë shumë përfaqësi kombëtare dhe fetare. Por kjo nuk është një gjë e keqe. Është një bereqet dhe mirësi e Zotit. Mirëpo ka nevojë që të gjithë ata që jetojnë në këtë vend dhe ambient të kenë ndërgjegje, të besojnë bashkëjetesën, e jo i forti të dëmtojë të dobëtin. Më mirë vdekje nën tokë sesa i dobët dhe me statusin e robit. Shoh një kënaqësi të madhe në mesin tonë, shoh shumë të rinj. Rinia është shpresa jonë, ardhmëria jonë. Shpresa e Islamit dhe e çështjes sonë kombëtare varet nga brezat tanë të ardhshme. Ne amanet e kemi fenë, amanet e kemi ta mbrojmë vatanin, amanet e kemi ta mbrojmë çështjen Kombëtare”, ka thënë Rexhepi. Kreu i BFI-së, ef. Rexhepi gjithashtu theksoi se ngritja e xhamive është në funksion të edukimit të popullatës, ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që kontribuojnë në ndërtimin e tyre. Xhamia e Çairit është investim i familjes së Naim Kadriut dhe Selman Imerit. Kryetari Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në fjalën përshëndetëse të tij ka theksuar se në këtë komunë do të vazhdojë ndërtimi i xhamive pasi, sipas tij, ato shërbejnë për ngritjen e vetëdijes fetare dhe kombëtare. Ai theksoi se ka kaluar koha kur ndalohej ngritja e objekteve fetare. Në fund të këtij inaugurimi solemnt të hapjes së xhamisë së re janë shpërnda edhe mirënjohje për kontribuesit që kanë dhënë kontribut gjatë ndërtimit të xhamisë.

1. xhamia cair 4. xhamia cair 5. xhamia cair 7 xhamia cair 2. xhamia cair

Comments are closed.