Përurohet konservimi i fasadës së jashtme të Xhamisë së Larme

Nëpërmjet një ceremonie solemne, më 10 Dhjetor 2012 ( e hënë), është shënuar përfundimi i punimeve për konservimin e fasadës së jashtme të Xhamisë së Larme në Tetovë. Në këtë eviniment morri pjesë Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, Poll Volers, Ambasadori i SHBA, Myftiu i Myftinisë së Tetovës, Alifikri ef. Esati, Prefekti i Komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti, Ministresha e Kulturës, Elizabeta Kamçevska-Milevska, drejtori i Qendrës kombëtare për konservim, Memet Selmani.
Projekti është financuar nga ambasada e SHBA-ve në Shkup, nga një grand prej 94.700 dollarë që sigurohet përmes Fondit të ambasadorit për mbrojtje të kulturës, program i financuar nga Departamenti i shtetit i SHBA-ve, konservim i cili filloi në vitin 2011.
“Jam shumë i kënaqur që jam sot këtu në inaugurimin e Xhamisë së Pashës të Tetovës. Më kujtohet se vetëm tri ditë pasi arrita si ambasador këtu në Maqedoni në një ditë të nxehtë, ndryshe nga kjo e sotmja, u takuam me ministren për të nënshkruar kontratën për investim në këtë objekt të bukur. Pas 15 muajsh kam kënaqësinë që të vij këtu sërish t`ju takoj juve dhe të shohim bashkë rezultatet e këtij projekti të rëndësishëm. Duke iu falënderuar njerëzve të këtij vendi, bashkëpunimit me ministren e kulturës, ambasada e SHBA-ve në Shkup ka financuar këtë projekt restaurimi më shumë se në çdo shtet të Evropës”, tha Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Poll Uollers.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Prof.Dr. Sadi Bexheti ka falënderuar ambasadën amerikane për këtë donacion mjaft të rëndësishëm. “Xhamia e Larme në Tetovë paraqet një monument të rëndësishëm, jo vetëm për Tetovën, por edhe për të gjithë rajonin. Kjo vlerë e trashëgimisë kulturore mbetet simbol i identitetit të Tetovës, një vlerë e padiskutueshme që reflekton pasuri historike dhe kulturore qytetin. Falënderojmë ambasadën Amerikane në Shkup, për këtë investim domethënës për konservimin e fasadës së jashtme të Xhamisë së Larme, që mundëson të ruhet origjinaliteti i bukurisë së këtij monumenti kulturor në qytetin tonë”, tha kryetari Bexheti. Sipas tij, gjatë tërë kohës ambasada amerikane në Shkup ka treguar një përkujdesje të veçantë ndaj monumenteve kulturore, duke investuar në ruajtjen e tyre si vlerë e padiskutueshme e përbashkët.
Ministrja e Kulturës, tha se Xhamia e Pashës në Tetovë paraqet një monument të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore në Maqedoni dhe për këtë Ministria e Kulturës disa herë në të kaluarën ka bërë restaurime. “Me këtë restaurim të pamjes së jashtme, Xhamisë së Pashës në Tetovë i kthehet shkëlqimi i dikurshëm, ndërsa investimi prej 94 mijë dollarë është pjesë nga fondi i ambasadorëve Marshall”.
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni,H. Sulejman Ef. Rexhepi ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë investim që ka të bëjë me konservimin e fasadës së jashtme të Xhamisë së Larme si një monument kulture me shumë vlerë, por gjithashtu falënderoi Ministrinë e Kulturës në RM për bashkëpunimin lidhur me punimet në këtë xhami dhe të rruajtjes së origjinalitetit të këtij objekti. Mes tjerash Reis ul Ulema shprehi se ky është donacioni më i mëdh kushtuar xhamisë së Larme lidhur me konsevimin e fasadës së jashtme të këtij objekti të kulturës islame, e cila njëherit paraqet një nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë islame në vend dhe ballkan. Në shenjë falënderi të këtij bashkëpunimi në mes BFI-së, Ambasadës së SHBA- ve në Shkup si dhe Ministrisë së Kulturës në RM, ef. Rexhepi u ndau mirënjohje duke shprehur se edhe më tej do të vazhdon bashkëpunimi në mes këtyre institucioneve në të ardhmen. Pas përfundimit të këtij përurimi pjesëmarrësit vazhduan në koktejin tradicional që ishte i përgatitur në mektebin e xhamisë së Larme i cili objekt ( mekteb) është ndërtuar nga TIKA, përpurimin dhe të lëshuarit në përdorim kishte bërë kryeminsitri Turk, Rexhep Tajjip Erdogan në fund të muajit shtator 2011 gjatë vizitës së tij në Maqedoni.

1 (1) 2.1 2 3.1 3 4 5 6 7 8 9

Comments are closed.