PËRUROHET HAFIZJA E RE SARA MUSTAFA NË TETOVË

Më 02.06.20201 (e mërkurë), xhemati i Tetovës, gjegjësisht xhemati i xhamisë së Rinisë, pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizes së re, Sara Muhamed Mustafa, të kryer pranë Mualimit Hfz. Ibrahim ef. Alija.
Hafizja, e cila është e lindur më 07.05. 2005, në Tetovë, hifzin e ka filluar më 15.10.2017 ndërsa e ka përfunduar më 15.07.2020
Ndërkaq provimin e hifzit e ka mbrojtur me datat 20, 21 dhe 22 Korrik 2020, para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:
Hfz. Abdurahim ef. Murati, kryetar; Hfz. Havzi ef. Ramadani, anëtar;
Hfz. Shafi ef. Ajdini, anëtar, me sukses të shkëlqyeshëm.
Në këtë manifestim, morën pjesë: Kryetari i BFI-së, Reisul-Ulema H. hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Shefi i Kabinetit të Reisul Ulemasë Evzal ef. Sisani, Myftiu i Strugës, Mr. Salim ef. Sulejmani, Myftiu i Kërçovës Qamil ef. Rushiti, Myftiu paraprak i Tetovës H. Alifikri ef. Esati, Sekretari i Përgjithshëm i BFI H. Irsal ef. Jakupi, Prodekani i FSHI – së Dr. Muaz ef. Agushi, Kryetari i Shoqatës së Ulemave, Rexhep ef. Ziberi, Udhëheqësi i Sektorit për Marrëdhënie me Botën Arabe, Ismet ef. Ademi, Drejtori i Sektorit për Diasporë Dr. Selver ef. Xhemaili, Drejtori i Sektorit për Shkencë dhe Kulturë Musanif ef. Rufati, profesor Mahi ef. Asani, profesorë nga Medreseja “Isa Beu”, hoxhallarë të Tetovës me rrethinë, si dhe një numër shumë i madh i xhematit.
Të dhënat për hafizen e re i prezantoi Kryetari i Komisionit të hifzit, referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Tetovës, Hfz. Abdurahim ef. Murati, ndërsa manifestimin e moderoi Mr. Xhemil ef. Sadiki.
Fillimisht fjalën përshëndetëse e morri Myftiu i Tetovës, i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit, e sidomos familjen e hafizes së re, e cila ka tre gjenerata të hafizlerëve.
Fjalën kryesore e mbajti Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai. I cili përshëndeti të gjithë të pranishmit, e posaçërisht hafizen e re Sara Mustafa dhe familjen e saj.
Ai hafizes së re si dhe familjes së saj iu shprehu urime për hifzin e bërë duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetë.
“Sara është sot sebepi që jemi mbledhur këtu. Kurani famëlartë ka shumë rrëfime nga i Madhi Zot. Nëse thellohemi te oqeani i rrëfimeve do të gjejmë vlera të jashtëzakonshme, duke filluar nga besimi në Zot, vlera morale, vlera shkencore dhe shumë aktuale në kohën që jetojmë.
Këto rrëfime notojnë në çdo kohë. Notojnë edhe sot dhe janë para nesh. E jona është që sa do të dimë që këto rrëfime ti bimë në kohën në të cilën ne jetojmë. Interesant, Kurani Famëlartë parasheh tre modele të edukatave familjare. Dy janë kontroverse njëra me tjetrën dhe janë model që nuk duhet të përsëriten në jetën tonë. Njëra është model që duhet të ndiqet.”
Fjalimin e plotë të Reisul Ulemasë dhe manifestimin në tërësi mund ti ndiqni në linkun më poshtë:
Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga Myftiu i Kërçovës Qamil ef. Rushiti dhe dhënien e diplomës dhe dhuratave nga ana e Kryetarit të BFI-së dhe Myftiut të Tetovës.

Comments are closed.