Për një zhvillim më intenziv të artit islam

IMG_041321 janar – Shkup. Sot, Reisul Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi, priti për vizitë regjisorin e mirënjohur shqiptar nga Shkupi, z. Ahmet Jakupin. Me këtë rast u bisedua për nevojën si dhe për mundësitë e zhvillimit dhe të avansimit të artit islam në Maqedoni.

“Konsaideroj se është nevojë immediate, se ka mundësi dhe kapacitete që jo vetëm në Medresenë Isa Beu por edhe në Fakultetin e Shkencave Islame të zënë vend aktivitetet e ndryshme nga sfera e artit me qëllim të zhvillimit të artit islam në Maqedoni. Në sferën e teatrit, të aktrimit e të dramaturgjisë jam në gjendje që vullnetarisht të jap kontributin tim masksimal”, ka theksuar vëç tjerash, z. Jakupi.

Ndërkaq, pasi ka shprehur konsideratat e veta Reisul Ulema për z. Jakupin për tërë atë bagazh regjisorial që e ka ndërtuar përgjatë karrierës së vet prej regjisori profesionist, e ka falënderuar përzemërsisht për këtë ide dhe e ka lutur që kjo ide sa më parë të materializohet në bashkëpunim me autoritetet e Medresesë Isa Beu dhe Fakultetit të Shkencave Islame. “Njerëz me të tillë gatishmëri e vullnet, siç e keni ju profesor i nderuar, duhet shfrytëzuar me respek. Kush mund të jetë kundër idesë për zhvillimin e artit islam në vendin tonë? Keni përkrahjen time të parezervë, në çdo aspekt, që këtë ide ta shoshisni mirë dhe sa më parë ta materializoni bashkë me Dekanin e Fakultetit të shkencave Islame si dhe me drejtorin e Medresesë Isa Beu”, ka thënë Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi.

Comments are closed.