Perspektiva t’i ngjajë periudhës kur muslimanët arrijnin suksese

Sot në lokalet e SHMI “Medreseja Isa Beu” Shkup me rastin e përfundimit të vitit shkollor akademik 2010/2011 u organizua manifestim qëndror në shenjë të ndarjes së diplomave të maturantëve të Medresesë Isa Beu dhe paraleleve të shtrira në disa qytete.  Ky manifestim u hap me leximin e disa vargjeve të Kuranit nga nxënës i Medresesë, ndërsa Prof. Lutfi Nexhipi e udhëheqi programin.
Në këtë manifestim ishin të pranishëm Reis Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, Sekretari i përgjithshëm i BFI-së, h. Afrim ef. Tahiri, drejtori i Medresesë Isa Beu, Prof. Ibrahim Idrizi, Myfti të myftinive të BFI-së, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, mr. Fahrudin Ebibi, profesorë, prindër dhe nxënës.Fjalë përshëndetëse në këtë manifestim kishte drejtori i SHMI “Medreseja Isa Beu” Shkup i cili falënderoi Reis Ulemanë  H. Sulejman ef. Rexhepi, Myftit e myftinive të BFI-së, dekanin e FSHI-së, profesorët, prindërit e nxënësve, mediat etj. Mes tjerash theksoi se: “ Dalëgandalë, kohë pas kohe po vëndojmë nga një gurë në kala të diturisë. SHMI “Medreseja Isa Beu” Shkup është vatër  e dijes, arsimit, prespektivës, andaj me kuadrot tona po jetësojmë Islamin burimor dhe të njejtin po e përcjellim gjenerat pas gjenerate. Ai shprehi mirënjohje për suksesin e arritur të medresantëve të shkollës qendër dhe të të gjitha paraleleve të shtrira në vend. Ai përkujtoi se sentenca e parë e shpallur është “ IKRE”- lexo, mëso, studio, ndërsa e fundit është: “ Sot, për ju plotësova fenë”.Në fund falënderoi Reis Ulemanë për kontributin e dhënë në mbarvajtjen dhe funksionimin e kësaj vatre të edukimit dhe arsimimit, si dhe për përkrahjen e kultivimit të vlerave islame në Maqedoni.
Reis Ulema në fjalën e tij të rastit përshëndeti drejtorin e Medresesë Isa Beu në Shkup, Myftitë e myftinive të BFI-së, dekanin e FSHI-së, profesorët, koordinatorët,  prindërit e nxënësve, mediat etj. Mes tjerash theksoi: “ Tani jemi para një akti shumë me peshë për historinë tonë ngase diplomojnë gjenerata e re e kësaj medreseje. Historia që Ne gjithnjë frymëzohemi është ajo e Muhamedit a.s, e cila nuk ka përfunduar, por që vazhdon të jetë aktuale. Andaj e gjithë kjo që tani po e hasim në shoqërinë muslimane nuk është problem teorik, por praktik, neve nuk jemi të pozicionuar atje ku ka paraparë Allahu fuqiplotë.
Kjo është pasojë e injorancës që ka filluar kah moti t’i rikthehet muslimanëve, e cila është rezultat që Ne sot nuk paraqesim forcë ekonomike, politike, ushtarake etj. Arsyeja e kësaj ngecjeje në të gjitha poret e jetës është se neve jemi larguar nga fundamentet islame.” Ai mes tjerash theksoi se: “ Të dashur maturant kjo don të thotë se ju fitoni tani dëshmin se jeni të pjekur ta trasoni rrugën e fuqishme dhe të pastër islame, duhet të vazhdoni arsimin në të gjitha instancat, tani kemi Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup i cili është pa konkurencë në Europ. Në mes tjerash prezentoi një thënie të reformatorit islam Xhemaludin Afganiut, i cili kishte thënë: “ Nuk mund të ekzistojë një shoqëri apo komb, nëse nuk ka moral, nuk mund të ketë moral nëse nuk ka fe, dhe se nuk ka fe nëse atë nuk e kupton”. H. Sulejman ef. Rexhepi ju shprehi suksese të diplomuarve në studime duke e lutur Allahun fuqiplotë që të kenë shëndet dhe perspektivë të ndritur.
Në fund Reis Ulema ua shpërndau diplomat të gjithë nxënësve të Medresesë Isa Beu dhe paraleleve të saj si dhe u shpallën nxënësit e gjeneratës.
Në fund kishte koktel të përgatitur për të gjithë të pranishmit!
22.06.2011, Shkup

7.DSC00854.333333333333333 6.DSC00884.5555555555555 5.DSC00879.1111111111111 2. MEDRESE 22.06.2011 1.DSC00833.444444444444444444 0.DSC00824.22222222222222

Comments are closed.