Përmbyllëm vitin me hapjen e një shtëpie të Allahut

Hapje solemne e xhamis së re “ Hixhri”  në Kondovë
Më 29.12.2011 ( e enjte) në f.Kondovë të Shkupit u bë inaugurimi i xhamisë së re  “ Hixhri”.  Pas një pune dhe angazhimi të madhë të Muftinisë së BFI- Shkup, këshillit iniciativ për ndërtimin e xhamisë së re dhe qytetarëve të Kondovës u lëshua në përdorim xhamia e re Hixhri, e cila qytetarëve do tu mundëson që të realizojnë obligimet dhe nevojat e tyre fetare islame.
Në këtë akt solemn morri pjesë Reis ul Ulema  i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi, Sekretari i përgjithshëm i BFI-së h. Afrim ef. Tahiri, Myftiu i Myftinisë së Shkupit, Ibrahim ef. Shabani, Myfti nga Myftinitë e BFI-së në RM,  Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, D-r. Fahrudin Ebibi, Drejtor i SHMI Medreseja “Isa-Beu”- Shkup, Prof. Ibrahim Idrizi, profesorë, hoxhallarë, hafizllarë, qytetarë akademik dhe xhemat nga pjesa e Dërvenit.
Fillimisht programi u hap me leximin e asheres të kënduar nga Muzemil Osmani student në Fakultetin e Shkencave Islame. Udhëheqësi i programit Ismet Bytyqi referent në Myftininë e Shkupit, ftoi Myftiun e Myftinisë së Shkupit, Ibrahim ef. Shabani që t’i shpërndaj një mirënjohje Reis ul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi për kontributin e tij që jep në çdo sferë të jetës fetare islame në këto treva.
Më pas, fjalë rasti kishte Reis ul Ulema, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame,H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili të pranishmit fillimisht i përshëndeti dhe përgëzoi qytatarët për hapjen solemne të këtij tempulli të shenjtë. Kreu i BFI-së theksoi rreth rëndësisë së xhamisë në vendin tonë dhe rolin e saj në ndërtimin e personalitetit të besimtarit. Ai më tej shtoi se: “ Allahu në Kuran thekson se: “ Xhamitë i ndërtojnë, meremetojnë dhe i riparojnë vetëm ata që kanë bindje të paluhatshme në Allahun Fuqiplotë., përmes xhamive Ne ndërtojmë identitetin tonë, vetëdijen, karakterin, perspektivën. Xhamia në të kaluarën kishte rolin e një institucioni, Kuvendi, Qeverie, vatër e rasimit dhe kulturës. Përmes tyre janë ndërtuar personalitet e shumë figurave të shquara të fesë Islame. Këtë vitë neve po e përmbyllim me hapje e kësaj xhamie, shtëpie të Allahut, andaj për këtë kontribut të dhënë të gjithë ju lusim Allahun Fuqiplotë që të ju bekon të gjithëve dhe t’iu furnizon me begatitë e Tij të shumtë. ”- shtoi H. Sulejman ef. Rexhepi.
Për Imam dhe Hatib në këtë xhami dekret morri teologu-hoxha  Saubi Zeqiri të cilit ia dha Reis ul Ulema, ndërsa çelësat e kësaj xhamia kryetari i BFI-së ia dorëzoi muteveliut të xhamisë Gafur Gjureci. Në fund të ky akt solemn u përmbyll me leximin e disa ajteve Kur’anore, duanë e bëri myftiu i myftinisë së Tetovës, Alifikri ef. Esati, ndërsa namazin e drekës e fali Myftiu i Gostivarit Shaqir ef. Fetahu.

DSC01981     DSC02025      DSC02084

Comments are closed.