Përkrahësit e Sulejman Rexhepit po bëhen gati të kthehen në seli?

“Kanë filluar grupe të imamëve të koordinohen mes vete që të organizuar të shkojnë në BFI, duke e marr me vete edhe xhematin e xhamive dhe ta lirojnë BFI-në nga uzurpuesit” kanë vërtetuar burime të gazetës “Lajm” brenda Bashkësisë Fetare Islame.

Imamët do të kërkojnë kthimin e Sulejman Rexhepit, që të vazhdojë punën e tij në institucionin e BFI-së.

“Ky vetorganizim i imamëve të xhamive ka filluar pas mbledhjes së djeshme të Rijasetit, ku Rijaseti i ka dhënë mbështetje unanime kryetarit të BFI-së, Sulejman Rexhepit”, thonë nga BFI.

Sipas tyre, Sulejman Rexhepi do të tentojë në mënyrë institucionale të kërkojë zgjidhje./LAJMPRESS

reisi Sulejman ef Rexhepi

Comments are closed.