Përgjigje për ata që po kërkojnë dorheqjen e Reisit dhe të Riasetit

Përgjegje për ata që po kërkojnë dorheqjen e Reisit dhe të Riasetit

E lexuam këtyre ditëve një tekst të “Andi Rakipit” që jemi të sigurt se është një prej emrave të msheftë të një ish puntorit tonë shumvjeçar i cili paska pasur mision njollosjen e Resit dhe të kolektivit ku e ka ushqyer familjen. Opinioni ynë e ka të njohur punën destruktive të atij njeriut për të cilin dhanë dëshmi njerëzit me të cilët ka bashkpunuar . Me këte njeri që e ka bërë vehten instrument të Afrim Tahirit duke u shëndruar dhe luajtur rolin e satrapit enverist Kadri Hazbiu i cili gjithë jetën etiketoi dhe i përndjeku njerëzit e pafajshëm ne i kemi nda rugët zyrtarisht dhe do të meremi me ate dhe me aktivitetin e tijë atëherë kur ai do të mbledhë guximin të del publikisht me emrin e vetë dhe të mos maskohet me pseudonime dhe me emra të shpikur.
Reagimi të cilin po e bëjmë ka qëllim të shpalojë përpara njerëzve diçka në tekstin e fundit që nuk ka asnjë kuptim dhe është vetëm edhe një përpjekje për të shantazhuar BFI me letra dhe tekste të shkruara nga një njeri qëllimkeq.
Në tekstin e vetë të fundit, “Andi Rakipi”, ndoshta pa dashje, ka treguar se përveç punës të zëdhënësit sekret të cilën po e bën me vite, po provon të bëhet edhe kshilltar dhe ideolog i të ashtuquajturës lëvizje të Afrim Tahirit. Në këtë drejtim, “Andi Rakipi”e shpreh kërkesën qesharake që “Reisul Ulema Sulejman Rexhep dhe komplet Rijaseti i BFI duhet të japin dorëheqje ose në të kundërt, një redaksi që është formuar do të botoje librin me të gjitha tekstet e botuara nëpër portale kundër Reisit dhe Rijasetit…”. Për të penguar botimin e librit, Reisi do të duhet të bënte marveshje me Afrim Tahirin që pas dorheqjes të largohen të gjitha shkrimet negative nga portalet ku janë botuar ato. A do ti botojë në libër “Andi Rakipi” qindra tekste pozitive që i ka shkruar për Reisin të cilin tani po e sulmon dhe a do ti boton tekstet me të cilat e shante Afrim Tahirin dhe shokët e tijë, momentalisht nuk dihet por mund ti boton ato edhe dikush tjetër.
Po theksojmë se jemi shumë të habitur se ky propozim ka ardhur nga “Andi Rakipi”, autori i trillimeve me tonelata i cili në mënyrë naive, duke thënë se “tekstet nga portalet do të largohen”, po pranon se ato portale janë të kontrolluara nga ai vetë dhe nga Afrim Tahiri. Por këtë gjë e dijmë ne në BFI shumë moti sikur që e dijmë që autori i pjesës më të madhe të teksteve është vetë “Andi Rakipi” me emrat e vetë të tjerë që i ka trilluar. Kuptohet se këtë gjë e din edhe opinioni ynë i gjërë.
Po shihet shumë mirë nga ky tekst se autorit të tekstit kanë filluar ti përzihen telat sepse atij nuk i takon të meret me “oferta” dhe ato do të duhet ti bënte njeriu që dëshiron të bën “ndryshime në BFI”, pra i takon Afrim Tahirit. Por Afrim Tahiri e din mirë se Reisi dhe Rijaseti nuk rëzohen me tekste që përmbajnë gënjeshtra dhe trillime, prandaj e lejon aletin e vetë të del në opinion me kërcnime të cilat shpreson se mundë të kenë ndonjë efekt të vogël. E tërë kjo punë është e qartë se ka të bën me fushatën e koordinuar që një kohë më të gjatë po zhvillohet kundër Institucionit të BFI dhe kreut të sajë duke çuar ujin në mullirin e armiqve të Islamit dhe të besimtarëve muslimanë të vendit. Të vërtetat se kush është në krye të kësaj fushate dhe cilat janë qëllimet e tijë të fshehura do të dalin së shpejti në sipërfaqe, do të dalin fakte dhe dëshmi të turpshme për njerëzit tanë që kanë pranuar të hyjnë në këtë lojë të fël

Comments are closed.