PËRGËZIM

Nata e madhe e Regaibit!
Lejletul-Regaib, sipas kalendarit Hixhrij është më 03/04 Rexheb gjegjësisht më 24/25 Maj 2012.
Pejgamberi ynë i nderuar, në një hadith të transmetuar nga Enesi (r.a.) thotë: “Kujdes, përpiqu të rrish zgjuar natën e xhumasë së parë të muajit Rexhep, të mos e kalosh atë në shkujdesje, sepse engjëjt asaj nate ia kanë vënë emrin Regaib!”.
Nata e madhe- Regaib, sipas kalendarit hixhrij, bie natën e xhumasë së parë (nata që lidh ditën e enjte me të premte) të muajit Rexhep, i cili është edhe muaji i parë i muajve të mëdhej atij Rexhep, Shaban dhe Ramazan. Kjo natë është e rëndësishme për çdo besimtar mysliman si në aspekte kolektiv po ashtu edhe në atë individual. Adhurimet, lutjet, ibadetet, veprat e mira dhe porosit morale për një perspektivë të bujshme individuale dhe shoqërore janë disa nga shumë çështjet që përkufizon kjo natë e madhe.
Në emrin tim personal dhe në emrin e BFI-së lusim All-llahun e plotëfuqishëm që ibadetet dhe lutjet e bëra gjatë kësaj nate t’i pranon. Me rastin e kësaj nate të bekuar, ju përgëzojmë të gjithë besimtarëve në atdhe, diasporë dhe gjithë shoqërinë islame me dëshirë që këtë natë ta kalojnë në mirëqenie, me plotë përkushtim ndaj All-llahut xh.sh. prej të Cilit kërkojmë që t’na bekojë.
Na qoftë për hajr nata e madhe e Regaibit!
Reis ul-Ulema i BFI
H. Sulejman ef. Rexhepi

Comments are closed.