PËRGËZIM- Lejletul Kadër

999157_10200355936085795_355022495_n (1)

Bashkësia Fetare Islame e R.M i informon të gjithë besimtarët e Fesë Islame se sipas Kalendarit Islam, Nata e madhe e Kadrit-“ Lejletul Kadër” është sonte (e shtunë/ dielë) më 03/04.08.2013, gjegjësisht në natën e 27 të muajt Ramazan sipas kalendarit Hixhri.

Kjo është natë e bekuar, me plot urtësi, natë në të cilën filloi shpallja e librit të qartë Kuranit famëlartë, natë e cila është më e dobishme se një mijë muaj. Nga kjo natë filluan ndryshimet shoqërore, filloi qasja ndryshe ndaj fesë, kulturës dhe civilizimit. Piknisja e ndërtimit të vlerave intelektuale dhe morale të njeriut. Lusim All-llahun e Plotëfuqishëm që ibadetet, adhurimet dhe lutjet e bëra gjatë kësaj nate t’i pranon. Me rastin e kësaj nate të bekuar, BFI i përgëzon të gjithë besimtarët në vend dhe diasporë me dëshirë që këtë natë ta kalojnë në mirëqenie si dhe me plotë përkushtim ndaj Krijuesit të botërave, All-llahut xh.sh.

Na qoftë për hajr Nata e Kadrit!

Reis ul-Ulema i Bashkësisë Fetare Islame në R.M

H. Sulejman ef. Rexhepi

Comments are closed.