PËRGËZIM

Untitled-982“Allahu i ka ndihmuar atij (Muhamedit a.s.) kur atë e dëbuan pabesimtarët vetë të dytin, kur ata të dy ishin në shpellë e ai i tha shokut të tij: Mos u pikëllo, se Allahu është me ne, pra Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të dhe i ndihmoi atij me ushtrinë që ju nuk e patë…” (Et-Tevbe, 40).

Bashkësia Fetare Islame e R.M i informon të gjithë besimtarët e fesë Islame se sipas Kalendarit Islam, Viti i Ri, Hixhri 1435 është më 04.11.2013 ( e Hënë). Hixhreti është shpërngulja e Muhamedit a.s prej Meke në Medine, një ngjarje dhe momentë i veçantë për muslimanët dhe mbarë njerëzimin. Me rastin e Viti të Ri, Hixhri 1435, BFI i përgëzon të gjithë besimtarët në vendin tonë, në diasporë dhe gjithë shoqërinë islame me dëshirë që ky vit dhe të tjerët në vijim të jenë të qetë, me ecuri pozitive në të gjitha aspektet për këtë ummet. Dhasht Allahu, t’ju përcjell fati i mirë, të keni shëndet, mbarësi e bereqet në familje dhe të sillemi me plotë përkushtim ndaj porosive të All-llahut xh.sh. prej të cilit kërkojmë që t’na bekojë. Na qoftë për hajr Viti i Ri Hixhri 1435! H. Sulejman ef. Rexhepi Reis ul-Ulema i BFI-së

Comments are closed.