PËRGËZIM

“Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e së cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesi.” (Suretu el-Isra: 1)
Bashkësia Fetare Islame e R.M i informon të gjithë besimtarët e fesë Islame se sipas Kalendarit Islam, nata e madhe “Israja dhe Miraxhi“është në mes datës 16/17.06.2012 gjegjësisht 26/27 Rexheb 1433.
Israja dhe Miraxhi është natë e bekuar, një ngjarje e veçantë për historin islame dhe atë njerëzore, por mbi të gjitha muxhize e Muhamedit s.a.v.s. ‘ Isra’ llogaritet udhëtimi nate i të dërguarit të Allahut prej Mekkes deri në Mesxhidul Aksa, Jerusalem, ndërsa ‘Miraxh’, ngjitje në lartësitë më të mëdha qiellore e Muhamedi a.s.
Me rastin e kësaj nate të bekuar, BFI i përgëzon të gjithë besimtarët e vendit tonë, në diasporë dhe gjithë shoqërinë islame me dëshirë që këtë natë ta kalojnë në mirëqenie, me plotë përkushtim ndaj All-llahut xh.sh., prej të Cilit kërkojmë që ibadetet dhe lutjet e bëra gjatë kësaj nate t’i pranon.
Na qoftë për hajr Israja dhe Miraxhi!
Reis ul-Ulema i BFI
H. Sulejman ef. Rexhepi

Comments are closed.