Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në kuadër të aktiviteteve të saja për muajn e shenjtë të Ramazanit për vitin 2013 formoi komision qendror për realizimin e vizitave të të gjitha myftinive në vend.
Komisioni i lartpërmendur gjatë muajit të Ramazanit i ka vizituar të gjitha muftinitë me çka na bëhet me dije se janë vizituar një numër i madhë i xhemateve dhe xhamiave në vendin tonë. Reis ul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi ishte kryetar i këtij komisioni dhe të njejtat vizita u realizuan me shumë suksese. Reis ul Ulema përmes mesazheve të tij drejtuar besimtarëve në vend dhe diasporë, por edhe mbarë opinionit të gjërë në vend përcjelli porosi që gjatë tërë muajit të Ramazanit të dominojë përulësia ndaj Allahu Fuqiplotë, të respektohen parimet fetare, përkushtimi të jetë edhe më i madh ndaj vlerave fetare, të tregojmë përkujdesje ndaj institucioneve edukativo-arsimore të BFI-së, të promovojmë moralin dhe sjelljen e hijshme, humaniteti dhe kujdesi ndaj kategorive që kanë nevojë për ndihma duhet të jetë i madh.
Por, gjithashtu edhe anëtarët e komisionit në fjalë me anë të ligjeratave dhe takimeve me xhematet si dhe përmes emisioneve fetare të realizuara në medium Brenda deh jasht vendit kanë përcjell porositë dhe mesazhin e BFI lidhur me këtë muaj të shenjtë, ndërsa me aktivitetet e tyre të ndryshëm njëherit kanë prezentuar veprimtarinë institucionale të BFI si dhe gjitha projektet të cilat janë në realizim e sipër. Në prezentimet e tyre kanë shpalosur edhe të arriturat e BFI. Janë shpalosur shifra rreth ndërtimit të xhamive të reja në të gjitha qytetet e vendit, në veçanti për zhvillimin e jetës fetare në Maqedoninë Lindore. Të vetëdishëm për kontriboutin e besimtarëve mbi ruajtjen e fesë, parimeve dhe traditës së pastër Islame në këto hapsira kanë përkujtuar dhe definuar se xhemati i xhamive përbën bazën më të fortë të ruajtjes dhe zhvillimit të jetës dhe vlerave fetare. Bashkësia Fetare Islame ka treguar pjekuri dhe mençuri kur bie fjala për zgjerimin e institucioneve edukativo-arsimore, ngase vetëm në atë mënyrë mund të ndihmon në ndërtimin e shoqërisë dhe ta pasuron me vlera të pashtershme këtë popull mysliman. Zgjerimi i tyre ka bërë që sot të vërshohen këto shkolla me nxënës dhe Fakulteti i Shkencave Islame me student. Tani numri i nxënësve ka arritur mbi 1200, duke përfshi këtu edhe gjininë femrore të cilat janë mirënjohës ndaj BFI që me hapjen e paraleleve të femrave po bënë që të shkollohen shumë vajza. Apeli permanent i këtij institucioni ka qenë se Institucionet edukativo-arsimore dhe shkencore të BFI-së me mjetet e popullit janë ndërtuar objekte fetare, me kontributet e tyre janë mirëmbajtë dhe po bëhet edhe më tej në atë mënyrë të ndihmohen dhe mirëmbahen. Ajo është amanet, dhe si i tillë duhet ruajtur, ndihmoi që ky popull të ruaj fenë, kulturën, atdheun me hoxhallarët që dolën nga kjo medrese.
Comments are closed.