Përfundoi shpërndarja e mishit të kurbanit

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkësia Fetare Islame gjegjësisht në bashkëpunim me Medresenë Isa Beu humanitare gjatë ditëve të kaluara të festës së myslimanëve të Kurban Bajramit, ka shpërndarë mish kurbani për familjet me nevoja të shumta dhe të varfra në mënyrë të organizuar.
Çdo këshill xhamie i Shkupit dhe rrethinës ka dorëzuar listën me emrat e familjeve më të rrezikuara ekonomikisht nga rajoni i tyre në Medresenë Isa Beu, e më pas prej në Medrese është bërë distribuimi i mishit të kurbanit në pako prej 7 deri në 10 kg, për të gjithë këto persona, emrat e të cilëve kanë qenë nëpër lista.
Drejtori i Medresesë Isa Beu – Ibrahim ef. Idrizi para mediave të shkruara dhe elektronike tha se “Tradicionalisht, Medreseja Isa Beu në mënyrë të organizuar bën shpërndarjen e mishit i cili i tejkalon nevojat e Medresesë”,  Ef. Idrizi me këtë rast falënderoi të gjithë besimtarët myslimanë të cilët përmes sakrificës së tyre kishin ndihmuar Medresenë Isa Beu dhe njëkohësisht familjet skamnore dhe ato të varfra.
Ai luti Allahun Plotfuqishëm që dhuruesve të kurbaneve t’i shpërblen dhe të gjithë atyre që për festën e Kurban Bajramit kanë therur Kurban dhëntë Zoti që sakrificën dhe veprën humane tua pranon.  Ai ka shtuar se për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit është rritur dhe tejkaluar numri i dhuruar i kurbaneve, kështuqë njëherit është shtuar edhe mishi i cili shpërndahet për kategoritë e rrezikuara ekonomikisht në vendin tonë. “Besimtarët tonë e kanë dëshmuar se janë përkrahësit më të madh të institucionit BFI me organet e saja edukativo-arsimore siç janë Medreseja Isa Beu dhe Fakulteti i Shkencave Islame. Këtë e them me plot bindje pasi që edhe përkundër tentimit të disa mediumeve anti-islame në vend që ta dëmtojnë BFI-në dhe paraqitjes së disa shoqatave “private”, numri i kurbaneve dhe lëkurave të dhuruara për nxënësit e Medresesë jo që nuk u zvogëlua, por ai u rrit edhe më tepër”.
Nga ana tjetër, këshillat e xhamive në emrin e xhemateve të tyre, falënderuan Bashkësinë Fetare Islame me në krye Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi të cilët për çdo vit ndërmarrin këtë aksion dhe në asnjë moment nuk i harruan skamnorët të cilët dita ditës po shtohen në vendin tonë, si rezultat i krizës ekonomike dhe papunësisë së madhe që mbretëron në radhët e komunitetit mysliman në Maqedoni.
DSC04517 DSC04518 DSC04523

Comments are closed.