PERFUNDOI KONFERENCA NDËRKOMBËTARE NË LONDËR ME TEMË: KOMUNiTETET, SOLIDARITETI DHE E ARDHMJA E PËRBASHKËT NJERËZORE

Më 12.03.2023 përfundoi Konferenca ndërkombëtare me temë: “Komunitetet, solidariteti dhe ardhmja e përbashkët njerëzore”.
Konferenca u realizua nën patronazhin e Ligës islame botërore – RABITA ku ndër personaliteti kyçe të kësaj konference ishte Sekretari gjeneral i saj Ekselenca e tij Dr. Muhamed Abdulkerim El Isa dhe shumë personalitete tjera të Evropës dhe më gjërë.
Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir Fetai përfaqësoi BFI e RMV i shoqëruar nga H. Ismet ef. Ademi, Drejtor për marrëdhënie me jasht ku u takua me personalitete të njohura fetare dhe shkencore.
Në fjalimin përmbyllës të Sekretarit Gjeneral të Ligës Botërore islame – RABITA Dr. Muhamed Abdulkerim El Isa dha fundamentet kryesore të Konferencës e cila bazohej në ” Kartën e Mekkes” e sjellur në vitin 2019 në Mekë duke shpjeguar çështjet fundamentale drejt për realizimin e kësaj Karte të mirënjohur dhe shumë aktuale dhe ai në mes tjetash perfundoi këto çështje të rendësishme
1. Pozicioni i Islamit në vendet Evropiane si dhe në botë në përgjithësi;
2. Pozicioni i muslimanëve dhe kontributi i tyre nē shoqëritë ku jetojnë dhe sfidat me të cilat balladaqohen ato;
3. Gatishmëria profesionale e muslimanëve në prezentimin islamit në vende të ndryshme të Botës
4. Inkuadrimi i muslimanëve në shoqërite evropiane, sjellja e tij në shoqëri si dhe gjindëshmëria e tyre në rrethanave të ndryshme është çështje thelbësore që duhet kushtuar vëmendje në ngritjen e kësaj vetëdije;
5. Diversiteti nē besime, kultura e tradita nuk duhet tē jetë shkas i pērçarjeve nē mes kombeve dhe njerēzve, por përkundrazi respekt dhe afrim në mes tyre;
6. Femra muslimane si nënë, bashkëshorte eshtë shtyllë e famijes dhe duhet investuar në ngritjen e dinjiterit të saj, edukimin dhe profesionalizimin për të përgatit gjenerata të reja që do të jenë bartës të prezentimit të Islamit;
7. Rinia islame është faktor kyç në rrjedhat e bartjes së Islamit dhe se duhet formim i personalitetit të tij në nivele të ndryshme.
9. Bashkjetesa, respekti reciprok, shërbimi ndaj njëri tjetrit, është ndër shtyllat kryesore që kuktivon paqën, tolerancën dhe solidaeitetin.
Pati edhe shumë qēndrime të cilat janë nē përputhshmëri me Kartën e Mekkes e cila ëshë përpiluar nga mbi 190 dijetarë botëror me renome të lartë fetaro shkencore.
Pjesëmarrja në këtë Konferencë pati një rëndësi të veçantë në njohjen e rrjedhave të mendimit islam, zhvillimin e islamit nē vende të ndryshme, ndrimi i përvojave dhe mendimeve, njohja me sfidat e myslimanēve në vende të ndryshme të botës, etj..

Comments are closed.