Përfundoi Konferenca : “Islami mesazh i paqes dhe mëshirës”

Grozni, Çeçeni:

Përfundoi Konferenca : “Islami mesazh i paqes dhe mëshirës”

Sot, me 29.03.2019. në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni, pas kumtesave përfundimtare, e përmbylli punën Konferenca nderkombetare “Islami mesazhi i paqes dhe mëshirës” të cilën e organizoi Liga Islame.
Konferenca u hap në Moskë dhe përfundoi punimet në Grozni, me pjesëmarje aktive të figurave dhe personaliteteve të shumta nga e mbarë bota Islame.
Pas kumtesave, diskutimeve dhe debateve shumë konstruktive, pjesëmarrësit dolën me konstatimin e përbashkët që është edhe porosia e Konferencë, se “Islami si fe e pastërt dhe hyjnore nuk ka të bën në asnjë segment të vetin me terrorizmin. Ai është i garantuar nga Allahu xh.sh, dhe në asnjë mënyrë nuk mund të njolloset nga grupe e fraksione që fare s’kanë të bëjnë me Islamin.
Në mënyrë aktive, në këtë Konferencë ndërkombëtare, morri pjesë edhe Reisul Ulema i BFI të RMV, h. Sulejman ef. Rexhepi i cili poashtu zhvilloi edhe një sërë takimesh shumë të rëndësishme me personalitete të shquara islame.

Comments are closed.