Përfundoi konferenca e VI e Kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit në Tiranë

Ef. Rexhepi: Shqipëria, model i rallë mbi lirin dhe të drejtat fetare

1

Këtë vit Konferenca e 6-të e Kryetarëve të Bashkësive Islame të Ballkanit, u organizua në datat 17-19 Maj 2013 në Tiranë, nën kujdesin presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani.

Komunitetit Mysliman i Shqipërisë është mikpritësi i kësaj konference me çrast zhvilloi edhe sesionin e saj kryesor me temë “Roli i Islamit dhe përfaqësuesve të fesë në zgjidhjen e problemeve sociale dhe shpirtërore”, ku u diskutua rreth rolit dhe nevojës së njerëzimit për fenë dhe personalitetet fetare si përçues të vlerave më të larta njerëzore.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishte kreu i KMSH, Selim Muça, Reis ul Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, Afrim Tahiri, liderë fetarë nga të gjithë vendet e Ballkanit, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë si dhe të ftuar të tjerë..
2
Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça, i cili pasi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen bëri një ekspoze të veprimtarisë 22 vjeçare të KMSH-së.
Në vijim të fjalës së tij z. Muça u shpreh: “Islami shumë shekuj më parë nëpërmjet burimeve të tij autentike, Kur’anit dhe Traditës Profetike, i ka dhënë zgjidhje jo vetëm teorike, por edhe praktike të gjitha problemeve, mjafton që ne si përfaqësues të tij, të gjejmë çelësin dhe ilaçin e duhur për t’i kuruar sëmundjet dhe problemet sociale që na rrethojnë.”
Në këtë pikëtakim të liderëve të rajonit foli edhe kryetari i Dijanetit të Turqisë, prof.dr. Mehmet Gormez, i cili përveç se shprehu kënaqësinë mbi pjesëmarrjen në konferencë të gjerë. Në fjalën e tij para të pranishmëve z. Gormez theksoi se në kushtet ku ne jetojmë, feja luan rol të rëndësishëm në procesin e socializmit dhe rrjedhimisht të edukimit të individit.
Në vijim foli edhe kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, H. Sulejman Rexhepi. Pas urimit dhe vlerësimit për homologun e tij H. Selim Muça, z. Rexhepi e vuri theksin në rëndësinë e kësaj konference që po zhvillohet në Shqipëri, vend ku liria e besimit u mohua për disa dekada, çka solli edhe rrënimin moral e shpirtëror të popullit shqiptar. Ai shtoi se “njerëzit e çdo feje, gjuhe dhe kombi, jetojnë prej shekujsh në këto troje në paqe dhe harmoni, e arritur kjo përmes përjetimit të fesë së lartë islame, e cila është bërë shkas për krijimin e kushteve të bashkëjetesës midis popujve tanë”.
Konferenca vijoi me fjalët e krerëve të komuniteteve myslimane të shteteve të tjera pjesëmarrëse si: Kosovës, Mali i Zi, Greqia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Bullgaria, Rumania dhe Qiproja. Ata theksuan se Zoti i lartësuar i ka atribuuar njeriut cilësinë e mëkëmbësit të tij në tokë, dhe e ka pajisur atë me intelekt, i ka shpallur libra hyjnorë për ta orientuar në kryerjen e misionit të tij, për të ndërtuar një shoqëri vëllazërore të shëndoshë shpirtërisht.
Liderët fetar u mirëpritën nga kryeministri Berisha

3
Kryeministri Sali Berisha priti kryetarët e Bashkësive Islame të Ballkanit. Pasi i uroi mirëseardhjen dhe suksese në konferencën e 6-të në Tiranë, Kryeministri Berisha theksoi rëndësinë e madhe të dialogut me njëri-tjetrin, nga i cili nuk duhet të lodhet askush, ndërsa veçoi shembullin e Shqipërisë, besimet fetare të së cilës nuk e përçanë për asnjë moment këtë komb. “Edhe Ballkani mund të jepet si shembull në botë për bashkekzistencën paqësore të besimeve fetare”, tha Kryeministri Berisha.
4

Presidenti i Shqipëris, Nishani takoi liderët fetar islam të Ballkanit
5
Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani shtroi një darkë për drejtuesit e bashkësive islame të Ballkanit, në kuadër të konferencës së 6-të të zhvilluar në Tiranë. Në fjalën e tij, kreu i shtetit vlerësoi rolin e Komunitetit Mysliman ndër vite teksa u shpreh: “Komuniteti Mysliman ndër vite ka qenë promotor i zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë në aspektin e edukimit fetar, moral e shpirtëror të shoqërisë, por edhe në atë atdhetar.”

Comments are closed.