Përfaqësuesit e kompanisë ndërtimore të Diijanetit te Turqisë në vizitë te Reisul Ulema h.Sulejman ef. Rexhepi

Përfaqësuesit e kompanisë ndërtimore të Diijanetit te Turqisë në vizitë te Reisul Ulema h.Sulejman ef. Rexhepi

Në selinë e Bashkësisë Islame të RMV, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi priti sot përfaqësuesit e kompanisë ndërtimore “Komash” që vepron në suaza të Vakëfit të Dijanetit të Republikës së Turqisë.
Delegacioni i kompanisë “Komash” përfaqësohej nga Kryetari i Bordit, z. Nexhmetin Karatash, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm, z. Ahmet Akça, të përcjellur nga bashkpunëtorë të ndryshëm.
Gjatë takimit, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi i njohtoi mysafirët me punën,aktivitetet dhe angazhimet e BFI në RMV, duke u ndalur në veçanti te segmenti i riparimit, rindërtimit dhe restaurimit të xhamive me vlerë historike e kukturore islame të cilat janë dëmtuar nga moskujdesi i institucioneve gjegjëse shtetërore. Ai, gjithashtu, theksoi edhe nevojën për ngritjem e xhamive të reja që janë kërkesë e patjetërsueshme për zhvillimin efektiv të jetës fetare islame në vend.
Përfaqësuesit e Kompanisë “Komash” me këtë rast njohtuan Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepin për mbarëvajtjen dhe ecurinë e punëve që ata po i kryejnë në xhaminë e re në Fushë Tophanë, duke u zotuar se finalizimi i kësaj shtëpie të Zotit do të përfundojë në afatet e parapara.

12.02.2020

Comments are closed.