Përfaqësues të IGATHA vizituan BFI

Në selinë e Bashkësisë Fetare Islame, Dekani i FSHI-së, D-r. Fahrudin EBIBI takoi përfaqësues të organizatës IGATHA, D-r Abdulaziz bin Ahmet Serhani dhe Ismet Kasim, të cilë gjithashtu ishin të shoqëruar nga Ahmet Fadlallah drejtor i zyrës së saj në Kosovë.
Gjatë këtij takimi Ebibi i njoftoi për aktivitetet e BFI, mënyrën e organizimit dhe zhvillimit të jetës fetare islame në vend, rrjedhat e manifestimit të Kurban Bajramit, problemet me të cilat ballafaqohet kjo shoqëri në këtë shtet që paraqitet dhe deklarohet shtet demokratik e që në fakt është ndryshe nga ajo, etj.
dekani-musafir
Pas bisedës dhe takimit të realizuar në BFI, dëshira e mysafirëve ishte që të vizitojnë Fakultetin e Shkencave Islame, me theks të veçantë bibliotekën e FSHI-së, të cilët gjithashtu gjatë kësaj vizite i shoqëroi edhe Dekani, Fahrudin Ebibi. Ai i njoftoi me historikun e këtij institucioni, ecurin e Fakultetit dhe kuadrot të cilët burojnë nga kjo vatër e shkencës, me sukseset e FSHI, si dhe bashkëpunimin që ka ky institucion shkencor me Univeristet tjera jasht vendit.
Përfaqësuesit e organizatës IGATHA pas kësaj vizite vijuan rrugën për në Tetovë, ku edhe do të bëhet therrja e Kurbanëve të cilët kjo organizatë ka planifikuar t’i donoj pikërisht për nevojat e Medresesë Isa Beu- Shkup, e që në fakt kjo organizatë njihet si OJQ që merret me aktivitete humanitare,e që njëherit ka të hapura zyra në shumë vende të botës.

Comments are closed.