PËR NJË ORGANIZIM TË MIRËFILLTË TË BASHKATDHETARËVE TANË NË ITALI

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në RMV, u.d. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në një takim punë e priti Imamin e Qendrës Islame në Casaloldo dhe njëherit Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame në Itali, Mr. Reshat ef. Ibishin, me të cilin u bisedua rreth organizimit të jetës fetare në Evropë, e posaçërisht në Itali. Në prezencën e Përgjegjësit për diasporë, njëkohësisht edhe Shef i Kabinetit të Reisul Ulemasë, Dr. Selver ef. Xhemaili, u diskutua edhe për ngritjen e këtij bashkëpunimi më të ngushtë për një zhvillim më të sigurt në organizimin e jetës fetare për bashkatdhetarët tanë në të gjitha anët ku jetojnë ata, si në Itali ashtu edhe më gjerë në të gjitha shtetet evropiane.
Bashkësia Fetare Islame, ka ngritur qendra kulturore islamë në të gjitha vendet e Evropës, gjithandej ku jetojnë bashkatdhetarët tanë dhe nëpërmjet këtyre qendrave, bën organizimin e jetës fetare, duke siguruar që besimtarët e mërgata jonë të kenë gjitha shërbimet e nevojshme.

Comments are closed.