Për mjetët e informimit

OH “HILAL” FILLOI REALIZIMIN E PROGRAMIT HUMANITAR TË PLANIFIKUAR PËR MUAJIN E RAMAZANIT
Sot më 19 korrik 2012, Organizata Humanitare “HILAL” e cila vepron në suaza të Bashkësisë Fetare Islame në RM, filloi të realizoi programin e saj të planifikuar enkas për muajin e Ramazanit.
Pra, një ditë para nisjës së Ramazanit, nga kjo organizatë u shpërndanë 150 pako, me rreth mbi kilogram artikuj ushqimor dhe higjenike, që përmban: vaj, sheqer, miell, oriz, makarone, kafe, kripë, detergjente për larjen e rrobave, shampon dhe sapun. Pakot u janë dedikuar familjeve më të varfura dhe më të rrezikuara në aspektin social në Shkup dhe rrethinën e tij.
Ky akcion u realizua në prezencën e një numri të madhë i përfaqësuesve të mediave në vend. Po ashtu, pos Kryetarit të OH “HILALIT”, z. Mustafa Dauti, prezent ishte edhe Reisul-Ulema i BFI-së, Sulejman ef. Rexhep, i cili me këtë rast, mes tjerash foli mbi rëndësinë dhe vlerën që ka humaniteti dhe ndihma dedikuar nevojtarëve gjatë muajt të bekuar Ramazani Sherif. Duke shtuar se “OH “HILAL” është një organizatë serioze e cila gjithnjë do t`ua shtrijë dorën e humanitetit të gjithë atyre që kanë nevojë për këtë”.
Në emër të Operatorit të telekomunikacionit ONE, donatorit të ndihmave në fjalë, prezent ishte Drejtori i përgjithshëm operativ z. Tadej Lenariç, mes tjerash tha se “O.T. ONE është kompani e gjithmonë i ndihmon kategoritë e rrezikuara të qytetarëve…”
Ndryshe, OH “HILAL” për muajin e Ramazanit ka miratuar një mega program humanitar, ku parashikohet që gjatë këtij muaj të realizohen rreth njëzetë akcione humanitare, ku përpos artikujve ushqimor dhe mjeteve higjenike, do të shpërndahen edhe veshmbathje, do të shtrohen iftare, në tërë territorin e vendit tonë.
DSC01929 DSC01932 DSC01947 DSC01948

Comments are closed.