Pas një shekulli pauz u lëshua në përdorim Xhamia e fshatit Trabotivisht
Këtu e një shekull më parë, fshati Trabotivisht i Komunës së Dellçevës kishte xhaminë e vet aktive, e cila, për shkak të viteve të saj dhe, sidomos për shkak të sistemit të egër ateist, kishte pushuar së funksionuari, deri në dalje plotësisht nga përdorimi. Dhe, pikërisht më 27 shtator të vitit 2016, pas plot një shekulli pauzë, xhamia e këtij fshati sërish do të nisë me punë. Në prani të një numri të madh të myslimanëve dhe të mysafirëve të ndryshëm, Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, i shoqëruar nga Muftiu i Maqedonisë Lindore, H. Isa ef. Ismaili, nga kordinatori i Medreses së Isa Beu në Shtip dr. Nasir Rexhepi dhe nga bashkëpunëtorë të tjerë, lëshoi në përdorim xhaminë e fshatit Trabvovisht.
Me këtë rast, në fjalën e vet përshëndetëse Muftiu i Maqedonisë Lindore H. Isa ef. Ismaili, falenderoi kreun e BFI –së h. Sulejman ef. Rexhepi për kontributin e dhënë në rindërtimin e kësaj xhamije. “Ky është një moment historik për vendin tonë dhe për islamin në trevat tona. Ne sot po lëshojmë në përdorim xhaminë e cila për shkaqe të ndryshme ka ngelur jasht përdorimit më se një shekull, dhe për rikthimin e saj meritat e plota i përkasin Reisit tonë, H. Sulejman ef. Rexhepit. Natyrisht, kontributi i donatorëve është i pazëvendësueshëm dhe i paharrueshëm, prandaj e lusim Zotin Mëshirëplotë që t’i shpërblejë me shpërblimet e Tij të pakufishme”, është shprehur efendi Ismaili.
Ndërsa në fjalën e vet Reisul Ulema i BFI-së tha se, është kënaqësi për mua si Reisul Ulema që të bëj hapjen e kësaj xhamie dhe të jem imam në këtë xhami pas një shekulli. “Ne si BFI do të hapim xhami në çdo vend ku ka myslimanë, dhe në këtë formë do të ruajm identitetin tonë fetar. Është lehtë të ndërtosh një xhami diku tjetër ku shumica janë mysliman por vështirë është në këto vende, andaj të gjithë ata që ndihmuan në ndërtimin e kësaj xhamie Zoti le t’i shpërblejë me të mirat e tij në këtë botë dhe në botën tjetër”, ka theksuar Kryetari i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi.
Duanë e hapjes së xhamisë e bëri Muftiu i Maqedonisë Lindore, H. Isa ef. Ismaili.
Comments are closed.