[:al]Paralelja e Medresesë në Shtip përcolli gjeneratën e X të medresantëve[:]

[:al]Këto ditë, ShMI Medreseja ” Isa Beu” – paralelja në Shtip, organizoi program jubilar  me rastin e përcjellejs së gjeneratës së X të maturantëve. Në këtë program përkrah nxënësve, ish-nxënësve të Medresesë, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesi i Kryetarit të Bashkësisë së fesë Islame, Muamer ef. Veseli, drejtori i Medresesë Isa Beu, Ibrahim ef. Idrizi, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame prof. Dr. Shaban Sulejmani, Myftiu i Tetovës, Myftiu i Dibrës, Myftiu i Kumanovës, Atasheu për çështje fetare pranë Ambasadës së Turqis, koordinatori i Hudaji vakfit, mysafirë nga vendi dhe Turqia.

Fillimisht, të pranishmëve me fjalë përshëndetëse iu drejtua Koordinatori i Medresesë në Shtip Nasir ef. Rexhepi, i cili mysafirëve ju dëshiroi mirëseardhje dhe i falenderoi për ndihmën e dhënë për këtë Medrese. Ai me theks të veçantë falenderoi kryetarin e Bashkësisë së Fesë Islame në Maqedoni Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili ka qenë përkrahës i parezervë i Medresesë në të gjithë sferat. Po ashtu, ai falenderoi edhe drejtorin e Medreses dhe Hudaji vakfin nga Stambolli të cilët mbështesin këtë Medrese. Nasir ef. Rexhepi nënvizoi se karavanit të maturantëve të kësaj Medrese sivjet i shtohen edhe 15 maturantë dhe, kësisoj, numri i përgjithshëm që mbaruan në këtë paralele të Medresesë “Isa Beu” arrinë në 140 medresantë të diplomuar. Disa nga të diplomuarit tashmë shërbejnë si nënpunës fetarë në Myftini  e Shtipit, disa të tjerë vazhdojnë studimet në universitete të ndryshme, 10 prej tyre kanë vazhduar magjistraturën kurse 2 janë në doktoraturë.

Në këtë program fjalim rasti mbajti përfaqësuesi i Kryetarit të Bashkësisë së Fesë Islame Muamer  ef. Veseli, i cili ndër të tjerat përcolli përshëndetjet e Kryetarit të Bashkësisë së Fesë Islame për të pranishmit dhe uratat për maturantët.  Ndër të tjerat ai duke bërë një retrospektivë nga koha postkomuniste e këndej, shtoi se, sot, nga dikur 4-5 xhami, funksionojnë mbi 40 xhami dhe të gjitha janë aktive, falë, kuadrit vendor që u shkollua, u kalit dhe u rrit nëpër institucionet arsimore të BFI-së, si Medresja dhe FSHI. “Në këtë arritje të pakontestueshme patjetër që merita do të ketë edhe ish-myftiu i Shtipit H. Isa ef. Ismaili. Kësisoj, medresantët e dalur për këto dhjetë vite nga kjo Medrese, sot i kemi kolegë, teologë, të cilët me gjithë shpirt kontribuojnë në gjallërimin, në zhvillimin dhe në shtimin e jetës fetare islame në këto anë”, tha efendi Veseli.

Më pas në emër të Medresesë u ndanë disa mirënjohje për  për disa nga profesorët veteranë të kësaj medrese.

Më pas programi u pasurua me disa ilahi dhe kaside të kënduara nga kori i medresesë.

[maxgallery id=”8948″][:]

Comments are closed.