Paneli Shkencor “Muhamedi a.s. – Mëshirë për botët”
Paneli Shkencor “Muhamedi a.s. – Mëshirë për botët”
Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të RMV me në krye Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, me rastin e Ditëlindjes së Muhamedit a.s. – Mevludit, i cili bazuar në kalendarin Islam është më 12 Reibiul Evvel (18.10.2021 e Hënë), organizoi Panelin Shkencor “Muhamedi a.s. – Mëshirë për botët” në sallën e mbledhjeve të Rijasetit të BFI.
Ky eveniment është pjesë e organizimit të BFI për ta përkujtuar këtë datë historike, ditën kur u lind drita e tërë njerëzimit i Dërguari i Allahut Fuqiplotë Muhamedi a.s., lindja e të cilit bëri kthesë në ndërtimin e dinjitetit të njeriut dhe qenies njerëzore. Si shpjegues dhe aplikues i Fjalës së Allahut, Muhamedi a.s. trasoi rrugën e besimit në një Zot, rrugën e urtësisë, dijes, moralit, paqes në mes njerëzve dhe ndryshoi Botën duke i dhënë shpirt, lumturi dhe kënaqësi asaj.
Fillimisht të pranishmit në këtë Panel Shkencor i përshëndeti Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i cili foli për rëndësinë e kësaj dite të caktuar. Ai nëpërmjet transmetimit të drejt për drejtë në TV Ikre i cili transmetohet nëpërmjet rrjeteve sociale, në emrin e tij personal, në emrin e gjithë anëtarëve të Rijasetit dhe të Bashkësisë Fetare Islame, u shprehu urime të përzemërta të gjithë besimtarëve muslimanë me qëllim që dashuria ndaj Muhamedit a.s. të jetë inspirim i gjallē pēr vepra madhore.
Në këtë Panel Shkencor, panelistë ishin: Doc. Dr. Mevludin Aliu, Doc. Dr. Selver XHEMAILI dhe Doc. Dr. Ziber LATA, ndërsa moderator i panelit ishte Musanif ef. Rufati, udhëheqës i Sektorit për Kulturë pranë Rijasetit të BFI.
Në vazhdën e organizimeve për ta përkujtuar këtë ditë, po të njejtën ditë, pra më 18.10.2021 e Hënë, në orën 19:00 do të mbahet Manifestimi Qendror tradicional “MIRË SE ERDHE JA RASULALLAH” në Myftininë e Gostivarit nën patronazhin e Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në Shtëpinë e Kulturës në Gostivar.
Prev Post
Comments are closed.