Pallavrat e “një eksperti”

A ka gjë më skandaloze se sa kur një diletant e quan skandaloze organizimin institucional të Haxhit! Një “ekspert për çështje fetare” nuk guxon të flaës për njërën nga pesë shtyllat e Islamit, Haxhin, si për një shëtitje të rëndomtë turistike. Nëse BFI hesht para këtij diletantizmi atëherë “eksperti për çështje fetare”, nesër mund të dalë me interpretime sharlatanteske edhe për agjërimin, për namazin, zeqatin e shahadetin.

A guxon që një ekspert i “çështjeve fetare” të futet në skenaret e shërbimeve të huaja dhe të solidartizohet me përpjekjet për ta minuar kryerjen e haxhit institucional dhe, me këtë edhe vetë Institucionin e BFI-së, të insistojë që t’i mbyllen dyert institucionit ku është shkolluar ky farë “eksperti” (Medresesë “Isa Beu” në Shkup)!

“Eksperti për çështje fetare” flet përhanë (jerm), pa i njohur ligjet e shtetit ku jeton, ligjet e shtetit arab, flet pa pasur kurrfarë njohurie mbi marrëveshjen në mes të BFI-së dhe Ministrisë së Haxhit, flet, thjesht, si një jomusliman i shërbimeve të huaja.

Nuk ka gjë më të turpshme se sa “një ekspert për çështje fetare” të flasë si një imbicil për çështjet ekonomike, pa asnjë gram kulture përkatëse! “Eksperti për çështje fetare” del dhe në mënyrë nonshalante jep idenë e shkuarjes në haxh në mënyrë individuale, përmes internetit, flet për një “haxh virtual”, sepse kështu qenka më lirë dhe më mirë, sepse kësisoj BFI-së “i pamundësohet përfitimi nga shitja e vizave”! Ky nuk është zhargon i një injoranti por, i një ëndërrimtari që ka dëshirë patologjike për shkatërrimin e BFI-së. Madje këtë dëshirë të sëmurë e shpreh edhe kur kërkon prej organeve gjegjëse shtetërore për të intervenuar në BFI sepse ky Institucion po ua fshika shtetit tvsh-në si dhe tatimet e tjera. “Eksperti për çështje fetare” si duket nuk e di se institucionet fetare nuk i nënshtrohen tvsh-së, po ky “ekspert” nuk e di se BFI paguan taksë të majme për sigurimin e kuotës së haxhilerëve nga Maqedonia; po ky “ekspert Adhamudhi” si duket nuk e di se BFI obligohet që të sigurojë dy vaktet (e ushqimit) për të gjithë haxhinjtë e vet, se duhet të paguajë taksë për qarkullim të brendshëm për haxhinjtë; po ky “ekspert diletanti” si duket nuk e ka të qartë se BFI është Institucion shumë serioz dhe se mbanë përgjegjësi për udhëtimin sa më të rehatshëm të haxhinjëve të vet, ndaj dhe lidhë kontratë me kompanitë më prestigjioze të fluturimit dhe jo me agjensionet turistike diler i të cilëve mund të jetë “eksperti” në fjalë. “Analfabeti ekspert” si duket nuk e di se, në kohën e haxhit çdo gjë është më e shtrenjtë, se sikur ky udhëtim dhe ky qëndrim të organizohej në kohën jasht haxhit, do të kushtonte shumëfish më lirë.

Fare në fund, BFI nuk mund të presë ndonjë qasje objektive prej një “eksperti” sharlatan i cili i ka humbur raste gjyqësore të ngritura nga BFI për prishjen e rendit si dhe për pengim të personit kompetetn për kryerjen e obligimeve fetare në xhami. Një individ i këtillë, nëse do të kishte vetëm një fije ndërgjegje, më se paku do të pranonte që të emërohej prej të huajve si “ekspert për çështje fetare”!

b15a5a98993f602827fcd1212c7e98aac5412fc76b2a8d96c5519029c63d7b28 b2a42ce1d1b72f2ab9f4d1fce83eb837955b0816b1296e0a39f7dd7f2f66940f

 

Comments are closed.