P Ë R G Ë Z I M

Untitled-6
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
“Thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut, me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues” (El Ahzab:46).
Me rastin e Ditëlindjes së figurës më të shquar të historisë njerëzore Muhammedit s.a.v.s, Bashkësia Fetare Islame e R.M. i përgëzon të gjithë besimtarët e Fesë Islame, se me datë 14/15.02.2011 ose 11/12 R.Evvel 1432 bëhet shënimi i kësaj dite të madhe. Me këtë rast, po e shënojmë lindjen më të veçant të figurës më të shquar të njerëzimit, personalitetin që u lind për të ndryshuar njëherë e përgjithmonë konceptet që kanë të bëjnë me individin, familjen, shoqërin, kulturat dhe civilizimet. Nëse dëshironi të njiheni me thellësinë e dritës, karakterin e fuqishëm, me besnikërinë ju duhet të përqëndroheni në figurën e pastër, Muhamedin a.s. E gjithë ajo veprimtari e bujshme po mahnit edhe sot e kësaj dite shkenctarë, mendimtarë, filozofë, ideologë e lider botëror, andaj e gjithë kjo na bënë që neve të na shton dashurinë ndaj Muhamedit a.s.
Të gjithë pjestarët e shoqërisë islame duhet të frymëzohet nga esenca e porosive që Muhamedi a.s ia ka lënë në trashëgim mbarë njerëzimit duke dëshmuar se Islami është fe e tolerancës, dialogut dhe mirëkuptimit mes njerëzve pa marrë parasysh dallimet fetare, kombëtare, kulturore dhe qytetëruese. Kur e përkujtojmë Muhamedin a.s. ne duhet të përkujtojmë madhështinë e veprave të tij, duhet të përpiqemi të manifestojmë vlerat e shpirtit të tij, diturinë dhe dashurinë me të cilën ai rrezatonte gjithandej.
Na qoftë për hajr ditëlindja e Muhammed s.a.v.s
Reis ul-Ulema i BFI-së H. Sulejman ef. Rexhepi

Comments are closed.