Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dijsh se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit. ( Suretul Kadër)
Bashkësia Fetare Islame e R.M i informon të gjithë besimtarët e Fesë Islame se sipas Kalendarit Islam, Nata e madhe e Kadrit-“ Lejletul Kadër” është mes natës së 26/27 Ramazan 1433 gjegjësisht 14/15.08.2012(e martë/ mërkur). Kjo është natë e bekuar e vitit në të cilë filloi zbritja e Kuranit, më e dobishme se një mijë muaj, ku me lejen e Zotit (atë natë) zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje, andaj të njejtën duhet kaluar në ibadet, lutje dhe dhikër. Shpallja e librit të qartë Kuranit famëlartë, është për të udhëzuar njerëzimin në rrugën e drejt, nga ai moment kanë filluar ndryshimet shoqërore, ngritja e vetëdijes intelektuale dhe kultivimit të vlerave civilizuese.
Lusim All-llahun e Plotëfuqishëm që ibadetet dhe lutjet e bëra gjatë kësaj nate, Ai t’i pranon prej nesh. Me rastin e kësaj nate të bekuar, BFI i përgëzon të gjithë besimtarët në vend dhe diasporë me dëshirë që këtë natë ta kalojnë në mirëqenie,paqë dhe me plotë përkushtim ndaj All-llahut xh.sh.
Na qoftë për hajr Nata e Kadrit!
Reis ul-Ulema i Bashkësisë Fetare Islame në R.M
H. Sulejman ef. Rexhepi
Comments are closed.