“…Ai nuk flet nga hamendja, gjithë atë që e flet Ai është inspirim nga Allahu.” (Kuran) Bashkësia Fetare Islame e R.M ju informon se më 02/03 Rexhep 1435 gjegjësisht 01/02 maj 2014, është nata e bekuar e Regaibit.
Regaib është nata e bekuar dhe pikënisje për rrugëtimin e jashtëzakonshëm të besimtarit i përmbushur me ibadete dhe vepra të hajrit përgjatë muajve të bekuar Rexhep, Shaban dhe Ramazan.
Në këtë natë Allahu i Madhëruar, e ka begatuar Muhamedin a.s. me dhunti dhe nimete shumë të çmuara nga thesari i Tij i pashtershëm. Gjithashtu, Allahu në natën e Regaibit u jep muslimanëve mirësi, begati dhe bereqete të panumërta. Kjo është nata kur pranohen lutjet dhe pendimet, dhe kur shpërblimet janë të shumta.
BFI ju përgëzon për këtë natë të bekuar duke e lutur Allahun xh.sh që të gjitha lutjet, ibadetet dhe veprat e dobishme që i bëni për kënaqësi të Tij, tu pranohen.
Na qoftë për hajr nata e bekuar e Regaibit!
Reis ul-Ulema i BFI-së
H. Sulejman ef. Rexhepi
Comments are closed.