P Ë R G Ë Z I M

Untitled-6
“Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e së cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëvëzhguesi.” (Suretu el-Isra: 1)
Bashkësia Fetare Islame e R.M i informon të gjithë besimtarët e fesë Islame në vend dhe diaspor se sipas Kalendarit Islam, Nata e bekuar Israja dhe Miraxhi është 28/29.06.2011.
Israja dhe Miraxhi është natë e bekuar, një ngjarje e veçantë dhe një vepër e jashtëzakont (mrekulli) e Muhamedit s.a.v.s.‘ Isra’ llogaritet udhëtimi nate që e realizoi i dërguari i Allahut Fuqiplotë prej Mekkes deri në Mesxhidul Aksa, Jerusalem, ndërsa ‘Miraxh’, ngritje në lartësitë më të mëdha qiellore.
Kjo është natë përplot simbolik dhe specifika, në vetvete ngërthen shumë urtësi, por gjithsesi ka filozofi të rallë, ndërsa të gjithë ne duhet përkujtuar në formë të veçantë, por gjithashtu me ibadet dhe adhurim ndaj All-llahun f.p.
Për të gjithë Ne, le të jetë ngjarje që reflekton pozitivisht tek shoqëria jonë dhe më gjërë. Lusim All-llahun e plotëfuqishëm që ibadetet dhe lutjet e bëra gjatë kësaj nate t’i pranon. Me rastin e kësaj nate të bekuar, BFI i përgëzon të gjithë besimtarët e vendit tonë, në diasporë dhe gjithë shoqërinë islame me dëshirë që këtë natë ta kalojnë në mirëqenie, me plotë përkushtim ndaj All-llahut xh.sh. prej të cilit kërkojmë që t’na bekojë.
Na qoftë për hajr Israja dhe Miraxhi!
Reis ul-Ulema i BFI
H. Sulejman ef. Rexhepi

Comments are closed.