P Ë R G Ë Z I M

Untitled-6
Bashkësia Fetare Islame e R.M ju informon se më 02.06.2011, në mbrëmje është nata e bekuar e Regaibit gjegjësisht nata e Xhumasë së parë të muajit Rexhep.
Regaib është nata e dhuntive, shpërblimeve, nxitëse për vepra të dobishme, a njëherit është pikënisje për rrugëtimin e besimtarit gjatë muajve të bekuar Rexhep, Shaban dhe Ramazan.
Në këtë natë Allahu i Madhëruar, e ka begatuar Muhamedin a.s., me dhunti dhe nimete shumë të çmuara nga thesari i Tij i pashtershëm. Gjithashtu, Allahu në natën e Regaibit u jep muslimanëve mirësi dhe begati të panumërta. Kjo është nata kur pranohen lutjet dhe pendimet, dhe kur shpërblimet janë të mëdha e të shumta.
BFI ju përgëzon për këtë natë të bekuar dhe duke e lutur të Plotëfuqishmin, Allahun xh.sh që të gjitha lutjet dhe veprat e dobishme që i bëni për kënaqësi të Tij, tu pranohen.
Na qoftë për hajr nata e bekuar e Regaibit!
Reis ul-Ulema i BFI-së 
H. Sulejman ef. Rexhepi

Comments are closed.