OSBE organizon pritje në Shkup

OSBE organizon pritje në Shkup

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE/OSCE) me seli në Shkup ka organizuar më 21 nëntor, 2019, një pritje në restorantin “Mulino” në kryeqytetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë të jetës shoqërore-politike të vendit, ministra e deputetë, dinjitarë të Bashkësive Fetare etj. Me ftesë të Ambasadorit Clemens Koja, në këtë pritje ka marrë pjesë edhe Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Misioni i OSBE-së në Shkup është hapur qe 26 vjet, me përkushtimin për të përforcuar sundimin e ligjit, avancimin e marrëdhënieve ndëretnike, përmirësimin e qeverisjes së mirë, policinë demokratike dhe më shumë tema të këtilla në të gjithë vendin. Bashkësia Fetare Islame dhe vetë kreu i saj, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi kanë një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – Misioni në Shkup, seriozisht të angazhuar për pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Comments are closed.