Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Organizata humanitare e BFI-së ndihmon Strugën

Organizata humanitare e BFI-së ndihmon Strugën

Më 13 maj, 2020, në ditën e 20-të të Ramazanit, organizata humanitare e Bashkësisë Fetare Islame të RMV “Hilal” ka ndarë ndihma në qytetin e Strugës me rrethinë. Paketat ushqimore dhe higjienike për nevojtarët struganë i janë dorëzuar Myftiut të Myftinisë së BFI-Strugë h. Salim ef. Sulejmani nga ana e Kryetarit të OH “Hilal”, mr. Mustafa ef. Dauti.
Me këtë rast, Myftiu ef. Sulejmani ka falënderuar Kryetarin e BFI të RMV, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, për angazhimin humanitar në këto ditë të zgjedhura të muajit të shenjtë islam për të ndihmuar të gjithë qytetarët në nevojë të Myftinisë së tij, pastaj tërë institucionin e BFI-së dhe vetë OH “Hilal” dhe Kryetarin e saj.
Mustafa ef. Dauti gjatë dorëzimit të ndihmave ka thënë se organizata humanitare “Hilal” për çdo ditë është në terren gjatë Ramazanit, por edhe gjatë tërë vitit, me të vetmin qëllim: për t’u bërë krah i nevojtarëve, i varfanjakëve dhe i të gjithë njerëzve të pamundur, për t’i gëzuar ata me një rriskë nga sofra myslimane në fund falemenderojm kompanin Trim&Lum per donacionin e dhuruar OH HILAL.
OH “Hilal” vazhdon aktivitetin e saj të rregullt edhe në qytetet tjera të Maqedonisë së Veriut.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni