[:al]OH “Hillal” ndihmon nevojtarët në vigjilje të Kurban Bajramit[:]

[:al]Duke e vazhduar aktivitetin e vetë që tani e disa vjetë po e ushtron si përmbushje të obligimeve fetare e humane ndaj njerëzve nevojtarë, OH “Hilal” që vepron në suaza të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, dje dhe sot (19-20 08. 2018) shpërndau një sasi të konsiderueshme të ndihmave në ushqim dhe mjete higjienike.
Me këtë rast,më shumë se 11 tonelata ndihma humanitare , me qëllim që t’ua zbukurojë festën e Kurban Bajramit bashkëqyterave tanë të cilët nuk kanë gjendje të volitshme material, OH “Hilal” I shpërndau në bashkëpunim edhe me disa shoqata joqeveritare rreth të cilave janë të organizuar njerëzit tanë me nevoja të posaçme.
Ky aktivitet është pjesë e proektit të përgjithshëm humanitar të BFI në RM, e cila përmes shoqatës së vetë “Hilal” po përpiqet t’ju dalë në ndihmë nevojtarëve.

[maxgallery id=”9704″][:]

Comments are closed.