Kriza humanitare me refugjatët e lindjes së Mesme, dita ditës po merr përmasa dramatike. Për këtë arsye, Organizata Humanitare Hilal e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame, organizoi aksionin e radhës për tu ardhur në ndihmë këtyre njerëzve në nevojë.
Me vërshimin e fluksit të madh të refugjatëve në kufijtë jugorë të vendit, por krijohet një katastrofë humanitare, andaj për tu dalë në ndihmë dhe për tu njoftuar me gjendjen aktuale, në vendngjarje doli edhe kryetari i OH Hilal, Mustafa ef. Dauti, i cili në udhëhoqi me aksionin humanitar, ku u ndanë racione me ushqim të shpejtë, në formë të sandviçëve, kroasanëve dhe pije freskuese.
Që në orët e para të mëngjesit së ditës së Hënë, delegacioni i OH Hilal, përshkoi kampin e refugjatëve në qytetin e Gjevgjeli dhe në mënyrë të organizuar bëri shpërndarjen e sandviçëve dhe pijeve freskuese për qindra refugjatë, që janë në pritje për të kaluar transit nëpër vendin tonë.
Me këtë rast, Kryetari i OH Hilal theksoi: “Sot vizituam kampin e refugjatëve në Gjevgjeli dhe na u këput zemra nga ajo që pamë këtu. Për këtë arsye, me rekomandim të Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepit, organizuam një aksion të radhës për këtë nevojtarë, ku shpërndamë ushqime të gatshme në formë të racioneve si sandviçë, kroasanë, konserva të gatshme, bukë dhe pije freskuese dhe materiale higjienike për qindra nevojtarë. Lusim Allahun Fuqiplotë që ti ndihmojë këta njerëz dhe tua lehtësojë mundimet dhe dhimbjet”.
Sidoqoftë, OH Hilal edhe në të kaluar disa herrë radhazi ka organizuar aksione të ngjashme humanitare për refugjatët e lindjes së mesme, të cilët kryesisht vijnë nga rajonet e luftës në Siri, Irak dhe Afganistan dhe udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Comments are closed.