Karavani i shpërndarjes së ndihmave dhe shtruarjes së iftareve në të gjitha qytetet e vendit ku ka myslimanë të varfër dhe nevojtarë filloi në prag të muajt të Ramazanit- muajt të solidaritetit, që nga shtëpia amë e besimtarëve të këtij nënqielli, Bashkësia Fetare Islame e RM. Në vazhdën e realizimit të projektit për Ramazanin 2013 i cili është i gjërë dhe i stërmbushur me aktivitete, OH Hilal përgatiti iftar në qytetin e Shtipit për kategoritë të ndryshme të shoqërisë të asaj pjese të banuar me mysliman. Iftari në fjalë është shtruar për 150 persona në lokalet e Myftinisë së Shtipit gjegjësisht në menzën e
paraleses së djemve të Medresesë Isa Beu në Shtip. Në këtë iftar bashkarisht me të varfërit dhe skamnorët darkuan kryatari i OH Hilal, Mustafa Dauti, Myftiu i Shtipit, h. Isa ef. Ismaili, anëtari i kryesisë Qëndrore të OH Hilal Xhevdet Zejnelov.
Në fjalën e tij të rastit, kryatari i OH Hilal, Mustafa Dauti ju ka uruar të pranishmëve muajin e bekuar të Ramazanit, duke lutur Zotin për shëndet, mirësi dhe afërsi ndaj njëri tjetrit, si dhe ka falënderuar Myftiun e Myftinisë së Maqedonisë Lindore me qendër në Shtip, h. Isa ef. Ismaili.
“ Ne jemi në muaj më të madhë të vitit, në atë të edukimit, nga i cili edukohemi se besimtarët duhet të jenë gjithnjë në përkujdesje të njëri tjetrit, e cila përkujdesje duhet të jetë e gjithanëshme. Ne nga ky muaj edukohemi në atë frymë se vlerat humane që ka Islami duhet reflektuar gjithnjë në mesin e myslimanëve, ndërsa ajo duhet të jetë edhe më prezente tek ne gjatë muajt të Ramazanit. Solidariteti është cilësia e besimtarëve mysliman që reflektohet duke respektuar të tjerët dhe njëherit është veçori e ndërgjegjës së pastër.”- tha mes tjerash kryetari i OH Hilal, Mustafa Dauti.
Comments are closed.