Të jesh human do të thotë të jesh njeri fisnik dhe të tregosh dashuri të thellë ndaj të gjithë njerëzve, ishte mesazhi kryesor i kryetarit të OH Hilal, Mustafa Dauti, gjatë iftarit të shtruar nga kjo Organizat Humnitare në qytetin e Manastirit.
Në këtë iftar pjesëmarrës ishte kryetari i OH Hilal, Mustafa Dauti, Myftiu i Myftinisë së Manasatirit, Plum ef. Veliu, nënkryetari i OH Hilal, Zuhejr Rexhepi. Iftari në Manastir ishte vargu i karavanit të Projektit të iftarëve për Ramazan nga kjo organizatë në të gjitha qytetet e vendit, i cili u shtrua për 70 persona me gjendje të rëndë ekonomiko-sociale që gravitojnë në Manastir dhe rethinë.
“Të jesh human do të thotë të jesh njeri fisnik dhe të tregosh dashuri të thellë ndaj të gjithë njerëzve. Zemra e besimtarit duhet të jetë e gjërë dhe t’u bëjë hapsirë të gjithëve brenda saj, duke mos bërë dallime. Humaniteti është vlerë më e madhe në ndërtimin e konceptit për respektin ndërshoqëror dhe ndërkulturor. Andaj kultivimi i saj është i patjetërsueshëm dhe si i tillë duhet hartuar koncepte për të respektuar dhe promovuar gjithnjë. Të jesh human dhe solidar do të thot t’ia duash tjetrit atë të mirë që ia dëshiron vetes, andaj me këtë cilësi bujare tregojmë se jemi të eduktuar nga edukatori më i madh i njerëzimit , Muhamedit a.s i cili thoshte: “ Askush prej jush nuk e ka besimin e plotë, derisa të dojë për vëllanë e tij, atë që do për vete”, përfundoi Mustafa Dauti.
Comments are closed.