OH Hilal shtroi Iftar në Tetovë

Të premten më 3 Gusht 2012, Organizata Humanitare Hilal, shtroi një iftar për skamnorët dhe besimtarët në qytetin e Tetovës, në ambijentet e Arabati Baba Teqes.
Të ndihmuar nga operativa e Muftinisë së Tetovës dhe vullnetarë të ndryshëm të këtij qyteti, u bë shtruarja dhe shperndarja e iftarit dhe syfyrit për 300 familje.
Përndryshe ky është aksion i rradhës i paraparë në plan-programin e saj humanitar enkas për muajin e Ramazanit duke shtruar iftar për skamnorët në disa qytete të Maqedonisë nga Organizata Humanitare Hilal, e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame.
Pak minuta para thirjes së Iftarit, Muftiu i Muftinisë së BFI Tetovë – Alifikri ef. Esati bashkë me Kryetarin e Organizatës Humanitare Hilal – Mustafa ef. Dauti dhanë nga një prononcim për mediumet e pranishme në të cilat cekën se me këtë akt humanitar, dëshmohet edhe një herë se humanizmi dhe afrimi, sifoemos gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, janë obligime morale për të gjithë muslimanët e devotshëm.
“Ky është viti i nëntë që Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame – Tetovë organizon shtruarjen dhe shpërndarjen e iftarit dhe syfyrit për besimtarët të cilët janë me kushte të rënduar ekonomike si dhe për kalimtarët e rastit, të cilët gjatë kohës së Iftarit ndodhen në Tetovë” tha mes tjerash Muftiu Alifikri ef. Esati, i cili shtoi se: “Sonte sponsor për shtruarjen e Iftarit është organizata Humanitare, e cila në bashkëpunim me operativën e Muftinisë dhe aktivistë e vullnetarë të ndryshëm bënë të mundshëm shpërndarjen nëpër shtëpi dhe shtruarjen e iftarit për 300 familje.
Nga ana tjetër, Kryetari i Organizatës Humanitare Hilal – Mustafa ef. Dauti tha se: “Duke marrë para sysh faktin se gjendemi në muajin e pastërtisë, në muajin e ngritjes së vetëdijes, lartësisë shpirtërore vënia në shprehje e sinqeritetit të individit më shumë se kurdoherë, ku ky muaj veç kësaj e bën njeriun që të jetë zemërgjerë, solidar, i ndjeshëm i përgjegjshëm duke kontrolluar çdo lëvizje të tij dhe veçanërisht duke u hy në gjendje asaj kategorie e cila vuan nga skamja, pasiqë vetë agjëruesi e ndjen këtë gjatë çdo ditë që e agjëron” theksoi Kryetari Mustafa ef. Dauti, i cili shtoi se: “Edhe vetë pjesmarja jonë këtu në rrënzë të Malit Shar, në këtë kompleks të bukur i cili është Vakuf i BFI-së, pikërisht disa minuta para thirrjes së ezanit të Iftarit, na bën të jemi krenar dhe të lumtur për humanitetin dhe përkrahjen që e tregojnë muslimanët sidomos gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit”.
Ai gjithashtu falënderoi përzemërsisht Muftiun Alifikri ef. Esati dhe operativën e kësaj muftinie bashkë me aktivistët dhe vullnetarët të cilët asnjëherë nuk e kursyen veten për të qenë në shërbim të atyre që kanë nevojë.

Still0805_00000 Still0805_00002 Still0805_00004 Still0805_00006 Still0805_00007 Still0805_00009 Still0805_00011 Still0805_00012 Still0805_00014 Still0805_00017

Comments are closed.