Organizata Humanitare Hilal në vazhdimin e aktiviteteve të saja për hirë të muajit të bekuar të Ramazanit, më datë 23 Korrik, shtroi iftar në qytetin e Strugës. Ky iftar tradicional ishte I dedikuar për shtresa të ndryshme të shoqërisë. Para të pranishmive Kryetari I OH Hilal Mustafa Dauti, fillimisht përshëndeti Muftioun e Strugës Salim ef. Sulejmani dhe tërë degën e OH Hilal të qytetit të Strugës dhe rrethinës. Ai më tej theksoi rëndësinë e agjerimit dhe domethënien e humanitetit në përgjithësi, a në veçanti gjatë muajit të bekuar të ramazanit.
“Muslimani është vëlla i muslimanit dhe ne e kemi obligim që çdo herë kur e kërkon nevoja tua shtrijmë dorën nevojtarëve” tha mes tjerash ef. Dauti, I cili të pranishmëve u premtoi se OH Hilal do të vazhdon të trajtojë të gjithë muslimanët si vëllezër dhe si pjesë e një trupi, të cilit nëse I dhemb një pjesë e tij, do të jetë I shqetësuar tërë trupi. Kështu pra, sipas tij, duhet të jenë të gjithë muslimanët.
Dauti para të pranishmive me theks të veçantë përshëndeti dhe i dëshiroi mirëseardhje në rradhët e OH Hilal Meqail ef. Osmanit i cili kryen detyrën si referent i arsimit pranë muftinisë së BFI-së së Strugës.
Comments are closed.