OH Hilal shtroi Iftar në Ohër
Më datë 29 Korrik 2012, Organizata Humanitare Hilal e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame, në vazhdimin e aktiviteteve të saja, shtroi një iftar për skamnorët, invalidët, jetimët dhe besimtarët muslimanë.
“Duke marrë para sysh faktin se gjendemi në muajin e pastërtisë, në muajin e ngritjes së vetëdijes, lartësisë shpirtërore vënia në shprehje e sinqeritetit të individit më shumë se kurdoherë, ku ky muaj veç kësaj e bën njeriun që të jetë zemërgjerë, solidar, i ndjeshëm i përgjegjshëm duke kontrolluar çdo lëvizje të tij dhe veçanërisht duke u hy në gjendje asaj kategorie e cila vuan nga skamja, pasiqë vetë agjëruesi e ndjen këtë gjatë çdo ditë që e agjëron” theksoi Kryetari i OH Hilal – Mustafa ef. Dauti.
Ai gjithashtu falënderoi degën e OH Hilal në Ohër, Muftininë e BFI – Ohër dhe veçanërisht anëtarin e Kryesisë Qendrore – Samet ef. Ajdari, që kontribuuan për realizimin e këtij aksioni.
Prev Post
Next Post
Comments are closed.