OH “HILAL” SHTROI IFTAR NË MANASTIR
OH “HILAL” e cila vepron pranë Bashkësisë Fetare Islame, me datë 25 korrik të këtij viti, realizoi aksionin e radhës të paraparë në plan-programin e saj humanitar enkas për muajin e Ramazanit duke shtruar iftar për skamnorët në Manastir.
Marrë parasysh faktin se muaji i Ramazanit veçohet për shumë çka, e një prej veçorive që këtë muaj e bënë më të begatshëm dhe njëkohësisht besimtarin e bënë që të ndjehet edhe më sensitiv dhe i ndjeshëm që në një aspekt ia lartëson vetëdijen në fushëveprimin e humanitetit, solidaritetit dhe bamirësisë, potencoi kryetari i OH HILAL, Mustafa Dauti.
Duke pasur parasysh fjalën e All-llahut Fuqiplotë, ku urdhëron dhe thotë: “Thuaj: Me të vërtetë Zoti im jep rrizk të bollshëm kujt të dojë nga robërit e Tij dhe ia pakëson atë kujt të do prej tyre, e Ai ua kompenson atë që e ndani ju dhe ai është më i miri Furnizues.” Kjo pra është një porosi e qartë se i vetmi furnizues i çdonjërit nga ne është Allahu Fuqiplotë. Shfrytëzoj rastin që të falënderoj përzemërsisht Degën e OH HILAL në Manastir, respektivisht kryetarin e saj Vebi Klenja, anëtarin e kryesisë Qendrore nga Manastiri, Orhan Demirin dhe po ashtu falënderojmë Koordinatorin e Muftinisë së Manastirit, Pllumb Veliun, i cili ndihmoi realizimin e këtij aksioni humanitar të OH HILAL në Manastir.
Next Post
Comments are closed.