OH Hilal shtroi iftar në Dibër

diberOrganizata Humanitare Hilal vazhdoi me aktivitetet e saja për muajin e bekuar të Ramazanit, projekt që përfshinë të gjitha qytetet e vendit. Iftari i rradhës u shtra në qytetin e Dibrës i cili tradicionalisht ishte i dedikuar për shtresa të ndryshme të shoqërisë. Para të pranishmive Kryetari i OH Hilal Mustafa Dauti, fillimisht përshëndeti Muftiun e Dibrës, Ramazan Hasa dhe degën e OH Hilal të Dibrës dhe rrethinës. Ai theksoi rëndësinë mbi humnitetin dhe vlerat e pasura dhe të pashtershme që ka ky muaj i madhërishëm i Ramazanit, duke vlerësuar se: “Muslimani e ka obligim kryesor ta ndihmon vëllaun e vet që ka, gjithnjë duhet të jetë në përkujdesje të tij. Ne gjithmon kemi nevoj për njëri-tjetrin, përpos Allahut i cili nuk ka nevoj për askend, andaj deshëm apo jo ne e kemi obligim që çdo herë kur e kërkon nevoja tua shtrijmë dorën nevojtarëve.” Dauti potencoi se OH Hilal do të bënë të pamundurën që të ndihmon familjet e rezikuara dhe që kanë nevoj për përkujdesje.

Comments are closed.