[:al]Stacioni i radhës i OH HILAL të Bashkësisë Fetare Islame në RM për të shprndarë ndihma humanitare ishte zona e Mysftinisë së Resnjes. Bashkë me kordinatorin e kësaj Myftinie, Gjunejt Jashar, kryetari i OH HILAL, Mustafa Dauti shpërndau pako me produkte ushqimore dhe higjienike për njëqind familje të evidentuara si raste më të rënda sociale.
Me këtrë rast, Kordinatori efendi Jashar shprehu kënaqësinë që plani aksional i OH HILL si dhe përkujdesi i Reisul Ulemasë së BFI-së, H. Sulejman f. Rexhepi, njësoj për të gjithë myslimanët e vendt, i përfshiu edhe skamnorët e vendbanimeve myslimane të Resnjës. “Ëështë e rëndë të zhvillohesh në periferi, aq më rëndë është kur je në provincë. Megjithatë, feja islame obligon përkujdesje të njëjtë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë myslimanët, kudo qofshin ata. Dhe ja, sot, ne, respektivisht skamnorët, fukaratë dhe jetimët e terrotorit tonë përfshihen në aksione humanitare nga OH HILAL, me të njëjtat ndihma si çdo skamnor mysliman i vendit”, është shprehur Kordinatori i Myftinisë së Resnjes, Gjunejt Jashar.
“Jam shumë i lumtur që, falë donatorëve tanë si dhe autoritetit dhe përkrahjes të parezervë të Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi, ne po shpërndajmë ndihma humanitare sipas ritmit dhe dinamikës së paraparë qysh në fillim të Muajit të Shjenjtë të Ramazanit. Sot, për skamnorët e vendbanimve mysllimane të territorit të Myftinisë së Resnjes shpërndamë pako me produkte të ndryshme ushqimore e higienike për njëqind familje myslimane, të evidentuara paraprakisht si familje të rënda sociale. Uroj që, sado pak, përmes këtyre ndihmave ta zbusim skamjen me të cilën përballen familje të shumta myslimane anekënd vendit. OH HILAL ndjenë obligim që nga ky vend të falënderojë të gjithë operativat dhe nëpunësit e ndryshëm të Myftinive tona të cilët po japin kontribut të pashoq në mbarëvajtjen e këtij aksioni që mëton t’ju dalë në ndihmë të varfërve, skamnorëve dhe jetimëve tanë. Kujtoj që jemi diku në mes të aksioneve, që do të thotë se na kanë ngelur edhe sërë aksionesh humanitare deri në përfundim të Ramazanit. Zoti na ndihmoftë të gjithëve”, është shprehur efendi Dauti.
[maxgallery id=”6397″][:]
Comments are closed.