OH HILAL SHPËRNDAU NIHMA DHE SHTROI IFTAR NË KËRÇOVË

Me 8 gusht të këtij viti, OH HILAL, pranë BFI-së në RM, realizoi akcionin e saj të radhës në Kërçovë, të paraparë në planin humanitar kushtuar muajit të Ramazanit. S`ka dyshim se Feja Islame është fe e butësisë, mirësisë, dashamirësisë dhe humanitetit. Raportet ndërmjet njerzëve janë pasqyrë dhe reflektim i vetive shpirtërore dhe morale.
Ajo që zihet e vlonë në shpirtin e njeriut do e mos do të shfaqet në veprat dhe raportet ndërnjerëzore. Potencoi z. Mustafa Dauti, Kryetar i OH HILAL duke përmendur edhe një thënie të Muhamedit s.a.v.s: “Njeriu është i mirë, nëse është i dobishëm për të tjerët, ndërsa njeri i keq është ai i cili është i dëmshëm për të tjerët.”
Ndihmat humanitare u dedikuar rreth dyqind personave, në përmbajtje me veshmbathje të reja dhe njëkohësisht u shtrua edhe Iftar për të varfit e këtij qyteti. Me këtë rast edhe Muftiu i Kërçovës u prononcuar duke falenderuar donatorët në Kërçovë që ndihmojnë dhe mbështesin OH HILAL, resptektivisht Degën e saj në Kërçovë, duke shtuar se Muftinia e BFI-së në Kërçovë gjithnjë do të përkrah akcionet humanitare të cilat do t`i organizojë OH HILAL.
Me këtë rast, Kryetari i OH HILAL, Mustafa Dauti, falenderojë Muftiun e Kërçovës, H. Murat ef. Huseinin dhe Degën e OH HILAL për angazhimin e tyre për realizimin e këtij akcioni.

photo (1) photo (2) photo (3) photo (4) photo

Comments are closed.