OH “Hilal” shpërndau ndihma për skamnorët

Organizata humanitare “Hilall” sot ( e mërkurë) ka shpërndar ndihma humanitare në shumë familje skamnorësh duke u furnizuar me gjëra ushqimore siç mielli, vaji, sheqer, oriz dhe  produkte të tjera ushqimore.
Kryetari i OH “Hilal”, Mustafa Dauti, gjatë këtij aksioni veçoi atë që është më karakteristike, duke u bazuar në kërkesën e shoqatës së gjuetarëve që kishin bërë disa ditë më parë te OH “Hilal”, për të bërë furnizimin e kafshëve me grurë dhe sot u bë po ky aksion dhe u furnizua shoqata e gjuetarëve me dy tonë grurë nga ana e OH “Hilal”, pranë BFI-së.
Duke marrë parasysh thënien e profetit tonë “Të mëshirshmit do t`i mishërojë Allahu i lartësuar, mëshironi ata që janë në tokë, t`u mëshirojnë ata që janë në qiell.”, theksoi Dauti.
Nga kjo konstatojmë se neve si njerëz mbi të gjitha veç që duhet të tregohemi të kujdesshem dhe tu dalim në ndihmë qienjes njerëzore,  kemi pra obligim dhe porosi që të jemi të kujdesshëm dhe human edhe ndaj kafshëve.
Neve do të vazhdojmë me aktivitetet tona që do të jenë edhe të shumta sepse këto i sheh planprogrami jonë për vitin 2012, që fusha e veprimit në humanitet të jetë gjithëpërfshirëse, për të gjitha shtresat dhe kategoritë e njerëzve.

kafshet e egra kafshet

Comments are closed.