OH HILAL shpërndau ndihma për 570 familje të lagjeve të Shkupit

OH HILAL shpërndau ndihma për 570 familje të lagjeve të Shkupit

Në përpjekje për t’ju dalë në ndihmë skamnorëve dhe familjeve të varfëra në këto ditë të ashpra dimri, Organizata Humanitare HILAL, e cila funksionon në kuadër të BFI në RM, sot ka ndërmarrë një aksion humanitar duke përfshirë mbi 570 familje të lagjeve të ndryshme të Shkupit, në veçanti familje me kushte të rënda jetese në lagjen e Hasanbegut. Ndihma ka konsistuar në produkte ushqimore dhe higjienike.
Gjatë ndarjes së ndihmave për familjet e lagjes së Hasanbegut, si lagje më me nevojë për momentin, i pranishëm ishte edhe Imami Abdulfetah Aliu, i cili përfaqësonte edhe imaët e tjerë të lagjes me rrethinë. Me këtë rast efendi Aliu ka shprehur falënderime në emër të të gjithë hallexhinjëve të Hasanbegut dhe rrethinës: “Organizata HILAL ka qenë një ndër organizatat e vetme e cila që nga fillimi i tragjedisë sonë dhe deri më ditët sotme i ka qëndruar pranë banorëve që e përjetuan katastrofën natyrore, duke ofruar ndihma si në produkte ushqimore, higjienike por edhe ndihma finansiare.
Vlenë të theksohet se OH HILAL ndihmën e vet për këta banorë gjithmonë e ka pasur të koordiunuar përmes imamëve të lagjes të cilët edhe kanë qenë më në kontakt me hallexhinjtë dhe më pranë problemeve të tyre sociale. I tillë ka qenë hoxhë Fejsllai, hoxhë Bajrami, hoxhë Abdulfetahu etj.
Filla pas shpërndarjes së këtyre ndihmave, për mediat u prononcua edhe kryetari i OH HILAL, Mustafa Dauti, i cili nënvizoi se, ky aksion është në vazhdon e shumë askioneve që i kemi ndërmarrur për familjet dhe personat e varfër që i kemi gjithandej vendit tonë. “Natyrisht që në plan kemi edhe sërë aktivitetesh të tjera humanitare. Ne që në fillim kemi thënë se do të jemi pranë banorëve që përjetuan tragjedi të rëndë natyrore, deri sa të kthehen në jetën e tyre normale. Këto aksione vijnë falë përkrahjes dhe mbështetjet së Reisul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit, i cili vazhdimisht insiston që të gjejmë mënyra dhe modalitete për të qenë sa më pranë familjeve të varfëra, sidomos sa më pranë familjarëve të Hasanbegut dhe rrethinës të cilët assesi të rimarrin veten pas asaj vërshime katastrofale qëi goditi vitin e kaluar”, ka thënë veç të tjerash efendi Dauti.
30.01.2016
Shkup
oo1

oo2

oo3

oo4

Comments are closed.