OH “Hilal” shpërndau ndihma në Tetovë

243

OH “Hilal” shpërndau ndihma në Tetovë

Me qëllim që të përfshihen në ndihma humanitare sa më shumë të varfër e hallexhinjë, Oh ”Hilal” sërish solli ndihma në Myftininë e Tetovës. Kësaj radhe, në bashkëpunim me Orgaizatën RAF nga Katari, kësaj Myftinie iu donua një kontigjent i kosnidertueshëm pakosh me artikuj ushqimor e higjienik.
Me këtë rast, Myftiu Qani ef. Nesimi do të shpreh mirënjohje për kontributin e “Hilalit” si dhe të kryetarit të saj, Mustafa ef. Dauti, që në këto ditë të Ramazanit, sado pak ia arritën ta zbusin trishtimin e varfërisë ndër familjet myslimane të kësaj treve. Veç tjerash, Myftiu foli edhe për rolin dhe peshën e bamirësisë sipas parimeve islame.
Nga ana tjetër, efendi Dauti do të ndjehet i kënaqur me punën transparente që po e bëjnë operativa e mysftinive në ndarjen e ndihmave humanitare. “Jemi të vetëdijshëm se numri i të varfërve dhe i nevojtarëve të ndryshëm është shumë i madh në vend por, në këtë Muaj të Shenjtë gjithësesi që prioritet kanë pasur ato familje që përballen me varfëri esktreme dhe që janë detektuar nga këshillat e xhamive të myftinive tona. Kujtoj që kemi bërë një punë madhore përgjatë këtyre ditëve të agjërimit, sepse, kemi arritur që në mbi 10 mij familje të sjellim sado pak buzëqeshjen e lumtur”, është shprehur efendi Dauti.
mustafa tetove