OH HILAL shpërndau ndihma në prag të Kurban Bajramit

91

OH HILAL shpërndau ndihma në prag të Kurban Bajramit
Me rastin e festën së Kurban Bajramit, ditës së sakrificës, përulësisë, falënderimit ndaj Allahut xh.sh., ditës së humanitetit dhe bamirësisë, OH HILAL që funskionon në kuadër të BFI-së, ka shpërndarë ndihma humanitare për mbi 3000 familje anekënd vendit. Ndihma u realizua përmes shpërndarjes së mijëra pakove me artikuj të ndryshëm ushqimor, me mjete higjienike si dhe me veshëmbathje të reja. Me këtë rast kjo Organizatë gëzoi dhe kënaqi mijëra familje të kategorive të ndryshme, por edhe familjarë të dëshmorëve, jetimë, njerëz në nevojë, etj.
Po në këtë vazhdë, OH HILAL sot qëndroi edhe ne Komunën e Sarajit, ku në prezencë të Kryetarit të Komunës, z. Bekim Murati, u donuan mbi 150 pako me artikuj ushqimor e higjienik si dhe me veshëmbathje të reja. Me këtë rast, z. Murati ka falënderuar dhe ka lavdëruar OH HILAL e cila si asnjë organizatë tjetër humanitare po arrinë të zhvillojë aktivitete bamirësie në vendin tonë. “Falënderoj HILAL-in dhe kryetarin e saj, Mustafa ef. Dauti, që përzgjodhën edhe Komunën tonë për ta ofruar këtë ndihmë përmes së cilës do të gëzohen shumë sofra skamnorësh me rastin e festës së Bajramit të Kurbanit. Shfrytëzoj rastin që të gjithë besimtarëve myslimanë t’ua uroj këtë festë të sakrificës dhe devotshmërisë”, ka thënë kryetari i komunës, Bekim Murati.
Nga ana tjetër, kryetari i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti, duke nënvizuar aksionet gjithëpërfshirëse që janë ndërmarrur anekënd vendit, ka uruar që sado pak të kenë ndikuar në zbutjen e skamjes të paktën në prag të festës së Kurban Bajramit. “Natyrisht, edhe pas kësaj feste OH HILAL do të vijojë me shpërndarje të ndihmave. Për këtë falënderoj donatorët e shumtë që bashkëpunojnë me Organizatën tonë, por, në veçantiu falënderoj Reisul Ulemanë H. Suylejman ef. Rexhepin, i cili pa lodhur mbështet dhe përkrah aktivitetet bamirëse të OH HILAL, e cila funksionon në kuadër të BFI në RM. Ne, me aktiuvitetet tona praktikisht dëshmojmë se gjithnjë do të jemi pranë nevojtarëve, sepse e kemi edhe obligim kombëtar por edhe fetar që të ndihmojmë të gjithë njerëzit që fati ka dashur që të jenë në nevojë. Ne do të jemi pranë tyre”, ka theksuar kryetari i HILALIT, efendi Dauti
saraj1

saraj2

saraj3