[:al]OH HILAL shpërndau ndihma në prag të Kurban Bajramit[:]

[:al]Në prag të festës së Kurban Bajramit, Organizata Humanitare e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Fetatare Islame në RM, ka shpërndarë rreth 10 ton ndihma humanitare për skamnorët dhe myslimanët në nevojë në disa vendbanime të Shkupit. Pakot me produkte ushqimore dhe higjienike u shpërndanë me qëllim që sado pak, për drekën e Bajramit, të zbutet mjerimi nëpër familjet e evidentuara si raste ekstremisht të rënda sociale.

Kryetari i OH HILAL, Mustafa ef. Dauti, me këtë rast ka nënvizuar se kjo Organizatë po bën ç’mos që përveç aksioneve të shumta humanitare ta përcjellë edhe traditën e shpërndarjes së ndihmave humanitare sidomos në prag të festave fetare. “Falë angazhimit dhe personalitetit të Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepit, ne si Organizatë humanitare, gjithnjë përpiqemi që të jemi në ndihmë të rasteve të rënda sociale, të atyre personave dhe familjeve që janë në nevojë. Sot, shpërndamë një sasi të konsiderueshme të pakove me artikuj ushqimor e higjienik dhe, urojmë që sado pak të kemi kontribuar në zbutjen e mjerimit te familjet e evidentuara nga strukturat tona në terrenin e Shkupit. Gjithësesi që, aksioni i madh në nivel republikan do të zhvillohet në ditën e tretë të Festës së Kurban Bajramit, kur do të bëjmë shpërndarjen e tonelatave të mishit të kurbanit. Le ta lusim Allahun Mëshirëplotë që Bajramet e ardhshme të na gjejnë me sa më pakë persona dhe familje që do të jenë në nevojë. Sido qoftë, shpirti human i popullatës sonë nuk ka munguar asnjëherë, që do të thotë se as aksionet humanitare të HILAL-it nuk do të rreshtin kurrë”, është shprehur efendi Dauti.

[maxgallery id=”7092″]

 [:]

Comments are closed.