OH Hilal shpërndau ndihma në Ohër

1146606_407684126009758_125768848_nKaravani i OH Hilal me shpërndarjen e ndihmave, shtruarjes së iftareve dhe aktiviteteve të tjera ka qenë aktive në të gjitha Myftinitë gjegjësisht në të gjitha qyetet e vendit për tërë muajin e bekuar të Ramazanit. Aktiviteti i rradhës i kësaj organizate humanitare gjegjësisht nga dega e saj në Ohër ishte shpërndarja e ndihmave për skamnorë dhe njerëz të ngratë. Dega e OH Hilal në Ohër në kooridinim me Qendrën e OH Hilal dhe në bashkëpunim me OJQ “Dora e Drejtësisë” bënë shpërndarjen e afro 100 pakove ushqimore për familje myslimane që janë me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale. OH Hilal edhe për gjatë këtij muaji të bekuar të Ramazanit dhe në prag të festës së Fitër Bajramit po kujdeset për familje që kanë nevojë. Kryetari i degës së Hilal në Ohër shprehu: “ Falënderojmë All-llahu xh.xh. që na mundesoi të realizojmë këtë aktivitet dhe njëashtu kemi shpresë që bashkëpunime të tilla të kemi edhe në të ardhmen të cilat janë në interes kategorive të rezikuara, por gjithsesi duke pas për qëllim ndihmën e nevojtarëve”.

Comments are closed.