[:al]OH HILAL shpërndau ndihma në Myftininë e Kërçovës[:]

[:al]Karavani i ndihmave humanitare të OH HILAL që funksionon në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame në RM, sot është ndalur në Myftininë e Këçrovës, me çrast për skamnorët e vendbanimeve të kësaj Myftinie ndahu pako me artikuj ushqimor e higjienik.
Pakot u ndanë në mënyrë shumë transparente, sipas listës së hartuar nga operative e kësaj Myftinie, në të cilën janë përfshirë individë e familje të kategorisë më të rëndë sociale. Me këtë rast, Myftiu i Myftinisë së Kërçovës, H. Murat Huseini, në emër të familjeve dhe skamnorëve që u ndihmuan ka falënderuar OH Hilal, si dhe Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepin i cili gjithnjë është në përkrahje të ndihmesave humanitare si dhe në gjetjen e donatorëve për ta zbutur sado pak varfërinë në mesin e shumë familjeve myslimane të vendit tonë.
Ndërkaq, edhe kryetari i OH HILAL, Mustafa Dauti, ka falënderuar Krtyetarin e BFI-së, efendi Rexhepin, i cili me angazhimin e vet personal si dhe me autoritetin e tij prej lideri të fuqishëm fetar, po krijon mundësitë që HILAL-i, si organizatë humanitare, të zbres në terren dhe të përpiqet që ta zbusë mjerimin që ka kapluar shumë familje myslimane të cilat mezi po ia dalin në jetë nga skamja dhe problemet e ndryshme sociale. “Është një ndjenjë e veçantë kur përballesh me këta individë dhe familje dhe kur falënderohen se të paktën disa netë të Ramazanit do t’i kalojnë me sofrën më të begatshëm të iftareve dhe syfyreve. Deri më sot kemi shpërndarë me dhjetra ton ushqim. Sot për këta individë e familje myslimane nga vendbanimet e Myftinisë së Kërçovës ndamë mbi pesë ton pako me produkte ushqimore dhe higjienike. Realizimin dhe dinamikën e planit tonë akcional po e zbatojmë me sukses. Deri në fund të Ramazanit do të kemi edhe sërë aksionesh të këtilla humanitare”, është shprehur kryetari i OH HILAL, Mustafa Dauti.

[maxgallery id=”6518″][:]

Comments are closed.